Nga Kristjan Pashollari8 Korr 2022 4.7k
Të tjera

Namazi i Kurban Bajramit falet në sheshin Skenderbej në këtë orë...

Festa e Kurban Bajramit, është festa ku të gjithë myslimanët mundohen të bëjnë kurban një kafshë e cila lejohet nga feja dhe mishin e ndajnë të njërezit në nevojë

Njoftim!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Kurban Bajramit është të shtunën (nesër), më 09 korrik 2022.

Kurban Bajrami do të falet në sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Programi i Kurban Bajramit vijon si më poshtë:
05:40 Hapja e programit – Moderator, z. Dorian Demetja
05:45 Këndim Kurani, nga hafizi Enes Hyka
05:55 Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:15 Hutbeja e Bajramit, nga Nënkryetari i KMSH-së z. Taulant Bica