Nga Kristjan Pashollari8 Pri 2021 3.9k
Të tjera

Ndahet nga jeta Imami i nderuar Haxhi Fejzi Zaganjori

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare Imami Haxhi Fejzi Zaganjori.

Lajmi u mësua nga myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.

Një figurë e njohur jo vetëm si klerik. Kontributi i tij është shumë i rëndësishëm, sidomos në periudhën e vështirë të vitit 1997 e në vijim që kaloi vendi.

Edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë përcolli një mesazh ngushëllimi.

Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!

Sot, mora lajmin për ndarjen nga kjo botë të imamit të nderuar Haxhi Fejzi Zaganjori. I lutem Zotit (xh.sh.) ta ketë nën mëshirën e Tij dhe ta radhisë në radhët e banorëve të Xhennetit imamin e nderuar! I shpreh ngushëllimet e mija Myftinisë Shkodër për humbjen e një hoxhe të nderuar, familjarëve Zoti u dhëntë durim, dhe të gjithë miqve, kolegëve dhe të afërmve të tij!

Allahu e mëshiroftë Haxhi Fejzi Zaganjorin! Amin!