Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.
Siç ka raportuar Abcnews.al Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më 22 prill, Nishani u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit pranë familjarëve në moshën 56 vjeçare.
Ai ishte ndër të vetmit Presidentë shqipëtarë që bëri vizita në vendet e Shenjta Islame, Meke dhe Medine.
Ai ishte besimtar dhe atdhetar i shquar!


Ai ishte një njeri i mirë dhe me vlera të veçanta.
Ai do të kujtohet nga besimtarët muslimanë për dekorimet që i bëri Medresesë së Tiranës me titullin "Për merita të veçanta civile" më 17.03.2015 dekret nr. 8997, si dhe revistës "Drita Islame" me titullin "Naim Frashëri" më 24.02.2017, dekret nr. 100038.




