Nga Kristjan Pashollari16 Mar 2022 1.3k
Të tjera

Ndihma për Ukraninën tani edhe me kriptovaluta!

Ministria ukrainase e Transformimit Dixhital ka hapur faqen zyrtare të internetit “Aid For Ukraine” për të mbledhur fonde në kriptovaluta për të mbështetur forcat e armatosura të vendit dhe programet e ndihmës humanitare në luftën e saj kundër Rusisë.

Platforma e dhurimit të kriptove është në partneritet me ofruesin e shërbimit staking Everstake dhe shkëmbimin e kriptove FTX, raportoi Bitcoin.com.

Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministri i Ukrainës, postoi të hënën në Twitter duke konfirmuar se uebfaqja zyrtare ishte hapur.

“Aid For Ukraine po bashkëpunon me shkëmbimin e kriptomonedhave FTX, i cili konverton fondet e kriptomonedhave të marra në fiat dhe ia dërgon donacionet Bankës Kombëtare të Ukrainës”, thuhet në faqen e re të dhurimeve.

“Kjo shënon rastin e parë të një shkëmbimi kriptomonedhash që bashkëpunon drejtpërdrejt me një ent financiar publik për të ofruar një kanal për dhurimet e kriptove.”

Faqja e internetit liston adresat e kriptove, përveç informacionit të llogarisë bankare të qeverisë ukrainase për dhurimin.

Donatorët mund të dërgojnë disa kriptovaluta, duke përfshirë Bitcoin, Ethereum, Tether, Polkadot, Solana, Dogecoin dhe Monero.