Nga Kristjan Pashollari3 Nën 2022 2.6k
Të tjera

Ndikimi i abdestit në meridianet e energjisë së njeriut

Allahu i madhërishëm na ka shpallur se çdo gjë e ka krijuar nga uji:

 “…ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi…”

Ujin i përzier me dheun krijoi baltën:

“Ai është që ju krijoi nga balta…”

Dhe nga balta krijoi njeriun:

“Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.”

Pastaj Allahu e frymëzoi me shpirtin e Tij:

“E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë Imja…”

Askush prej nesh nuk e ka përjetuar krijimin, por do të përjetojmë vdekjen:

 “…Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë…”

Pra, njeriu u krijua nga uji dhe toka, dhe urtësia qëndron në atë që njeriu i kthehet burimit të tij.

Kusht për robin është të jetë i pastër kur qëndron para Krijuesit, të marrë abdes, e nëse nuk mundet, mund të marrë tejemum (pastrim simbolik).

Allahu i madhërishëm thotë:

“O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë…”

Në gjuhën arabe fjala vudu’ (abdes) d.m.th. pastërti, qartësi dhe shkëlqesi.

Abdesi është çelës i xhenetit dhe për këtë i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush prej jush e plotëson abdesin dhe pas përfundimit thotë: “Dëshmoj që nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi s.a.v.s. është robi dhe i dërguari i Allahut”, do t’i hapen tetë dyert e xhenetit për të hyrë në të cilën dëshiron.”

Abdesi është dritë në dynja dhe ahiret. Në këtë botë lë gjurmë në formë drite në fytyrë dhe qetësi në zemër dhe e bën jetën e njeriut oazë të jetës dhe burim i besimit të fuqishëm, ndërsa në botën tjetër kjo dritë do t’ia zbukurojë fytyrën dhe këmbët e besimtarit.

Ai do të jetë shenjë me të cilën Pejgamberi s.a.v.s. në ditën e Gjykimit do t’i njohë besimtarët.

Disa sahabë e pyetën Pejgamberin a.s.: “Si do të njohësh o i Dërguar i Allahut atë i cili vie pas teje nga ummeti yt?” Ai u përgjigj: “A thua njeriu nuk mund të njohë kalin e tij i cili ka shenjë të bardhë në ballë dhe këmbë kur gjendet në mesin e kuajve të zinj?” Sahabët u përgjigjën: “Natyrisht se mundet.” Në këtë Pejgamberi a.s. tha:

“Kështu besimtarët kur do të vijnë te burimi (haud) do të kenë fytyra dhe këmbë të shndritshme nga gjurmët e abdesit.”

Allahu i madhërishëm u ndihmon njerëzve që nëpërmes abdesit të pastrohen nga mëkatet dhe ngritën në shkallë më të lartë. Duke falënderuar abdesit ata do të jenë të përgatitur të presin takimin me Allahun e madhërishëm, siç ka thënë i Dërguari i Allahut: “A do t’ju tregoj me çfarë Allahu fshin mëkatet dhe ngritë?” Thanë: “Po i Dërguar i Allahut.” Ai tha:

“Marrja e abdesit me rregull, hapat e shumtë deri në xhami, pritja e namazit tjetër pas namazit, ky është xhihadi juaj.”

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit!”

Ja si Islami ka kujdes për marrjen e abdesit me rregull duke arritur me këtë pastrimin e jashtëm dhe të brendshëm të myslimanit. Vërtetimi më i mirë i kësaj që islami potencon në vazhdimësinë e pastërtisë trupore e shpirtërore është thënia e Pejgamberit s.a.v.s.: “Kush merr abdes me rregull, kryen namazin e obliguar, do t’i falen mëkatet.”

Shtrohet pyetja: Ku qëndron fshehtësia e harmonisë në mes njeriut dhe botës?