Nga Kristjan Pashollari28 Maj 2022 7.9k
Vendi

Ndërron jetë ish presidenti Bujar Nishani!

Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare ish-Presidenti Bujar Nishani. Prej muajsh, ai ishte i shtruar në një spital në Gjermani pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi është konfirmuar nga 4 deputetë të PD-së, si dhe Edith Harxhi, e cila ka mbajtur kontakte kohët e fundit me familjarët e ish-Presidentit.

Një muaj më parë, Nishani u shtrua në Sanatorium pasi u infektua me koronavirus. Dy ditë pas shtrimit, gjendja e tij u rëndua dhe u transportua drejt Gjermanisë, ku ndërroi edhe jetë.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017. a2 cnn