Nga Kristjan Pashollari10 Tet 2022 3.5k
Të tjera

Në xhenaze si tifoz!

Një njeri, musliman ka vdekur. Krejt jetën e ka kaluar me ne. Me disa e ka kaluar fëmijërinë, me disa rininë dhe pleqërinë, ndërsa me të tjerët e ka kaluar atë kohën e paraparë me ligj 40 vite të stazhit të punës. Dhe në fund vdes, vjen momenti i gjykuar kur meleku i vdekjes e kryen detyrën e tij të punës, marrjen e shpirtit, kurse pas tij mbeten familja, të afërmit, miqtë, kolegët e punës, fqinjët. Dhe a e dini çka është pikëlluese, të paktën unë si musliman kështu e shoh, një numër i mirë i shokëve të tij me të cilët e ka kaluar fëmijërinë e tij, rininë, pleqërinë, stazhin e punës, me të cilën e ndau të mirën dhe të keqën, nuk duan t’ia … falin xhenazen!!!!

Derisa imami të pranishmëve ua përkujton vdekjen dhe u flet për jetën e të ndjerit, të gjithë ata miqtë e tij, fqinjët, e madje edhe të afërmit, qëndrojë mënjanë dhe shikojnë. Çfarë shikojnë? Shikojnë se si janë rreshtuar në saff njerëzit që shokut, mikut, fqinjit të tyre shumëvjeçar t’ia falin namazin e xhenazes. Shikojnë me kujdes në largësi rreth 50 metra, hm… çka është e sigurt – e sigurt. Çfarë i pengon ata që të afrohen pak më afër, të qëndrojnë me muslimanët tjerë në saff?

E njëjta skenë përsëritet edhe në varreza derisa e varrosim të vdekurin. I kam shikuar ata njerëz dhe pozitat e trupit të tyre. Kryesisht janë tri qëndrime themelore që mund të shihen tek këta njerëz. Unë i kam quajtur “tifozë“, jo me keqdashje, por besoni, në bazë të sjelljes së tyre, vetëm ju mungojnë flamujt, boritjet dhe daullet;

Pozita e parë, e cila është shumë e shpeshtë, është që duart i kanë prapa shpinës, gati në prapanicë. Të relaksuar, të qetë, si qëndrimi i zakonshëm në tregje, në stacione etj.

Pozita e dytë, gjithashtu pozitë shumë e shpeshtë, është që duart e tyre janë të kryqëzuara në gjoksin e tyre. Dhe në qoftë se kësaj ia shtojmë edhe syzet e diellit, atëherë kjo jep përjetim të veçantë. Në këtë mënyrë, sikur të tregojnë ndonjë mosbindje, sikur nuk kanë frikë nga vdekja, sikur kurrë nuk do të vdesin dhe nuk do të vijnë në vendin e tij.

Pozita e tretë, të cilën shpesh e zënë “tifozët” derisa e shikojnë xhenazen, është, qëndrimi me duar në xhepa.

Në varreza, derisa ne e lëshojmë xhenazen dhe e mbulojmë me dhe, ata edhe më tutje janë anash, por ky nuk është fundi, atëherë në varreza e ndryshojnë pozitën e trupit. Kështu që mund t’i shohim me cigare në dorë. Po, derisa ne e varrosim të vdekurin dhe përpiqemi kush do të hedh më shumë dhe, ai bukur mënjanë i mbështetur në shtyllë, pinë cigare. Pastaj, pozitë mjaft e shpeshtë e trupit është të folurit në telefon celular. Ah vëllai im, rast dhe situatë ideale, në xhenaze për të kontraktuar punë, marrëveshje tregtie, bisedë me gruan. E pastaj biseda, shtrëngimi i duarve, të qeshura, mirëpo jo të zakonshme… Kur të gjitha i mbledh dhe i zbret, atëherë përse ka ardhur ky musliman? A ka ardhur që ta përcjell me nder dhe dinjitet shokun, mikun, fqinjin apo të afërmin nga fëmijëria, njeriun me të cilin e ka kaluar stazhin e punës, apo ka ardhur thjesht për ta parë njerëzit. Ka ardhur formalisht për ta parë njerëzit, por për shkak të mungesës së kulturës tij, e ka treguar fytyrën e vërtetë.

Shpesh në xhenaze vijnë edhe pjesëtarë të besimeve të tjera. Faleminderit atyre, dhe me të vërtetë, e për këtë jam dëshmitar, se me respekt më të madh sillen ata ndaj të vdekurit, se sa disa prej muslimanëve tonë. Unë e kuptoj, je ateist dhe rrinë anash, në rregull. Por ti që veten e konsideron musliman, japish selam, beson në Zot, shkon edhe për bajram në xhami dhe nuk do ta falësh xhenazen, kjo nuk më hyn në kokë. Cila është arsyeja? Injoranca, po a është problem dhe turp të konsultohesh me imamin lokal, dhe të mësosh ta falësh xhenazen. Sot, kjo të paktën është e lehtë, librat janë në dispozicion dhe interneti është përplot me to. A është arsyeja ndonjë siklet dhe turp që dikush nga shokët do të thotë: “Ja edhe ai ka filluar të qëndrojë në saff!” Shiko, unë mendoj se turpi më i madh është të qëndruarit anash, me duart në xhepa apo t’i kruash flokët.

Ata të cilët të përfolin pse ti qëndron në saff, mendo a kanë të drejtë, sepse në atë mënyrë ti ke treguar dinjitet në përcjelljen e mikut apo fqinjit të vdekur, ndërsa qëndrimi mënjanë pa asnjë arsye, gjithsesi duket i çuditshëm për të gjithë ata njerëz që qëndrojnë në saff, e sidomos për familjen e të vdekurit e cila e di se ju keni qenë shok të mirë. Mos është ndoshta n