Nga Kristjan Pashollari6 Sht 2023 1.8k
Të tjera

"Nëse nuk je më e bukur se hëna, atëherë je e divorcuar!"

Në një natë me hënë, një burrë ishte ulur sëbashku me gruan e tij, të cilën e donte shumë. Me dashuri, ai i tha: "Nëse nuk je më e bukur se hëna, atëherë je e divorcuar!", tri herë!

Ajo u ngrit menjëherë në këmbë, veshi hixhabin dhe u nda nga ai duke i thënë: "Ti më ke divorcuar!" (Ishte një deklaratë që ai e deklaroi pa të keq, por divorci nuk është një çështje e lehtë. Edhe nëse shqiptohet me shaka, mbetet e vlefshme).

Ai e kaloi pjesën e mbetur të natës në shqetësim dhe ankth. Të nesërmen në mëngjes, ai shkoi në oborrin e Ebu Xhafer al-Mansur, guvernatorit, dhe i tregoi atij atë që kishte ndodhur një natë më parë. Guvernatori Mansur mblodhi dijetarët e zonës dhe kërkoi vendimin e tyre për këtë çështje. Të gjithë ulematë, me përjashtim të njërit, ranë dakord që gruaja e tij ishte divorcuar nga ai, pasiqë asnjë person nuk mund ta shquante hënën për nga bukuria. Dijetari që heshti ishte nga studentët e imam Ebu Hanifes.

Kalifi e pyeti: "Pse nuk fole?"

Ai u përgjigj:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

  1. Pasha fikun dhe ullirin! 
  2. Pasha Turi Sinanë!
  3. Pasha këtë qytet të sigurisë! 
  4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. [Kur'an 95:1-4]

Ai vazhdoi: “O Khalife, njeriu është krijesa më e mirë. Asgjë nuk mund të jetë më e mirë se ai.”

Të gjithë dijetarët mbetën pa fjalë me shpjegimin.

Halifja i tha burrit: “Çështja është ashtu siç e ka shpjeguar ky njeri. Mund të ktheheni te gruaja juaj.”

Halifja gjithashtu i dërgoi një mesazh gruas së tij, duke i thënë: "Bindju burrit tënd, pasi ai nuk të ka ndarë."

burimi: Tefsir el-Kurtubu, Sure et-Tin / bota-islame.com