Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave.
Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë. Në mënyrë të ngjashme, Censi i banesave ofron numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave.
Kur do të kryhet Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023?
Censi i Popullsisë dhe Banesave do të fillojë më 17 Shtator 2023. Puna në terren do të zgjasë gjashtë javë.
Risitë e Cens 2023:
- Përdorimi i pajisjeve elektronike (tabletë), të cilat do të zëvendësojnë pyetësorët letër për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren;
- Modernizimi i Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) – mbledhja, monitorimi, analiza dhe shpërndarja e të dhënave;
- Censi do të shërbejë si bazë për konceptimin dhe krijimin e regjistrave statistikorë të popullsisë banuese, ndërtesave dhe banesave.
Qytetarët do t’i përgjigjen një pyetësori prej 100 pyetjesh të ndarë ne 8 volume. Është me shumë rëndësi që myslimanët ta vlerësojnë dhe t’i përgjigjen në mënyrën e duhur pyetësorit të CENS. Pjesa specifike për besimtarët është volumi me shkronjën ‘i’ pyetja 68 dhe 69. Ku në të dyja pyetjet përfaqësohet me alternativën e parë, si ‘besimtar’ dhe si ‘mysliman’

Si ka qenë % e myslimanëve ndër vite?
Përbërja e saktë e traditave fetare në Shqipëri është e paqartë. Një studim i kohëve të fundit demografike kryer nga Pew Research Center ka vlerësuar se përqindja e myslimanëve në Shqipëri është 79.9%[5]. Megjithatë, sipas një sondazhi të kohëve të fundit të Gallupit (Gallup Poll), përqindja e përkatësisë fetare të Islamit është vetëm 43% mysliman, ende 19% ortodoksë, 15% katolikë dhe 23% ateistë apo jo-religjiozë[6]. Në regjistrimin e vitit 2011, deklarohet se përkatësia fetare e popullsisë ishte: 56,70% myslimanë, 10,03% katolikë , 6,75% ortodoksë, 0,14% ungjilltarë , 0,07% krishterë të tjerë, 5.49% besimtarë pa emërtimi, 2.50% ateistë, 2,09% bektashinjë, 13.79% padeklaruar[7]. (wikipedia)
Pregatiti bota-islame.com


