Mbrëmjen e sotme u nis për në vendet e shenjta grupi i parë i haxhinjve nga Shqipëria.
Në përcjelljen e tyre në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ ishte prezent edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.Z. Spahiu i uroi atyre rrugë të mbarë dhe me lutjet për të patur Haxh të pranuar, kërkoi edhe lutjet e tyre gjatë qëndrimit në vendet e shenjta.




Këtë vit do të shkojnë për Haxh rreth 570 besimtarë nga Shqipëria.
I gjithë organizimi i këtij udhëtimi i është mandatuar nga Kryesia e KMSH Myftiut të Tiranës, z. Lauren Luli, i cili do të ketë mbështetjen edhe të Myftiut të Kavajës, z. Leçini si dhe staf tjetër mbështetës, duke përfshirë edhe stafin mjekësor.
Ne ju urojmë atyre rrugë të mbarë dhe Haxh të pranuar!


