Nga Kristjan Pashollari22 Sht 2022 2.7k
Të tjera

Nga hebre në musliman me famë: kush ishe Muhammed Asad?

Ç’ishte Islami për Leopold Weiss, gazetarin e famshëm që e lexonte gjithë Europa

Kush ishte Muhamed Asad?

Është e vështirë t’i japësh një përgjigje të qartë kësaj pyetjeje të thjeshtë, sepse jeta e atij njeriu u ngrit gjatë gjithë shekullit të 20-të me kompleksitetin e saj. Dhe është një jetë, vetëm në dukje paradoksale, që tregon për shekullin më të përgjakshëm të historisë evropiane shumë më tepër se historitë e disa njerëzve të tjerë, po aq të famshëm.

Sot, historia e Muhamed Asadit është disi e harruar, madje e panjohur për një pjesë të madhe të publikut, gjë që sigurisht është për të ardhur keq për njerëzimin, sepse ky udhëtues, gazetar, politikan dhe revolucionar musliman la gjurmë të thella jo vetëm në vendet që vizitoi në udhëtimet e tij por edhe në ripërtëritjen e mendimit islam dhe të vetëdijes muslimane për rëndësinë dhe veçantinë historike të saj.

Shkëlqimi i Asadit, siç është përshkruar nga intelektualë në mbarë botën për dekada me radhë, gjendet te autobiografia “Rruga për në Mekë”, një libër që hap horizonte shpirtërore krejtësisht të reja, një libër në të cilin rruga e një njeriu nga ateizmi nihilist dhe pashpresa shpirtërore drejt lumturisë që gjendet te besimi në Zot, përshkruhet përmes një lenteje personale. Është një rrugë që e përshkoi një njeri me inteligjencë brilante dhe erudicion të madh, një njeri që shihte tek teknikizmi modernist europian dhe racionalizmi vulgar rrezikun më të madh për mbijetesën e shpirtit njerëzor dhe zhvillimin shpirtëror të njerëzimit.

Pasardhës i një familjeje të shquar hebreje

I lindur si Leopold Weiss në qytetin e Lviv, më pas në Galicinë lindore, Asadi ishte pasardhës i një familjeje të shquar hebreje që për breza të tërë prodhoi rabinë të ditur. Në fëmijërinë e tij, ai mori një edukim të plotë fetar; dinte hebraisht dhe aramaisht, por siç e përshkruan vetë në librin “Rruga për në Mekë”, ai ishte infektuar tashmë nga ateizmi modernist evropian që në moshë të re. Familja shpërngulet në Vjenë dhe si Leopold 14-vjeçar, i lindur në vitin 1900, pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, ai rreshtohet në radhët e ushtrisë austro-hungareze. Plani i tij aventuresk pengohet nga babai i tij i matur, i cili i kuptoi qëllimet e të riut.

Pas përfundimit të luftës, ai hyri në Universitetin e Vjenës, ndoqi leksionet mbi psikanalizën, e cila ishte shumë e njohur në atë kohë, dhe më pas, pas vetëm dy vjetësh, la studimet dhe shkoi në Berlin pa informuar familjen, për t’u bërë një gazetar. Ai e mbështet veten ekskluzivisht nga puna e tij, jeton në varfëri dhe punon herë pas here. Do të marrë angazhime gazetareske vetëm kur, i shtyrë nga ndonjë trazirë e brendshme, e gjen veten në Lindjen e Mesme, në Palestinë, Egjipt dhe më vonë në Gadishullin Arabik.

Fama e Weiss si korrespondenti më i mprehtë nga Lindja e Mesme do të jetë aq e përhapur në mesin e viteve 20, sa shkrimet e tij, të publikuara fillimisht në Frankfurter Allgemeine Zeitung, do të ribotohen në të gjitha vendet evropiane. Kësisoj, ai do të ftohet të japë një seri ligjëratash eksperte në Kolegjin e Gjeopolitikës në Berlin. Edhe atëherë, ndjeshmëria e Ëeiss për popujt muslimanë që takonte dhe problemet e tyre sociale ishte e dukshme. Siç kujton ai në “Rruga për në Mekë”, vuri re një pabarazi të madhe midis traditës madhështore islame që ishte trashëguar dhe prapambetjes sociale të muslimanëve të asaj kohe.

Në këto udhëtime, Weiss njohu Islamin madhështor, duke shkruar me përpikëri për paragjykimet orientaliste dhe arrogancën kulturore evropiane, të cilat i mohonin Islamit çdo origjinalitet dhe vlerë shpirtërore. Edhe atëherë, në vitet para se të pranonte Islamin si pashmangshmërinë e jetës dhe fatin e tij tokësor, Weiss shkroi për pasojat e politikës së ashpër imperialiste evropiane, e cila shkatërroi unitetin e qenies muslimane. Edhe pse ishte hebre nga origjina dhe nga edukimi i hershëm, Asad pohoi se sionizmi ishte një politikë e gabuar në vitet 20 të shekullit të kaluar, duke parashikuar se si politika e vendosjes masive të hebrenjve në Palestinë do të prodhonte pasoja të pakuptueshme për të dy popujt – arabët/palestinezët dhe çifutët.

Konvertimi në Islam

Për Leopold Weiss, viti 1926 ishte një moment kyç në jetën e tij. Atë vit, në Berlin, ai e pranoi Islamin si burimin e tij përfundimtar dhe të vetëm shpirtëror, gjë që e bëri edhe gruaja e tij(e divorcuar më parë) dhe djali i sa