Me datë 5 Korrik nga aeroporti i Rinasit është nisur dhe grupi i fundit i haxhinjëve shqiptar për në vendet e shenjta.






Në percjelljen e tyre në Aeroportin “Nënë Tereza” mori pjesë Kryetari Spahiu dhe Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.
Ata iu uruan haxhinjve rrugë të mbarë dhe kthim me haxh të pranuar. Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite është një bashkëpunëtore e vyer në gjithë procesin e organizmit të Haxhit sa përket lehtësimit dhe fleksibilitetit të procedurave të vizave dhe gjithë lehtësirave të tjera të nevojshme.


