ARABIA SAUDITE – Gjatë namazit të sabahut, një saudit qëlloi të afërmin e tij teksa po falej dhe më pas kreu vetëvrasje.
Gazeta Ajel konfirmoi lajmin se një burrë me origjinë saudite ka kryer vetëvrasje brenda xhamisë në fshatin Bani Salem në Al Baha.
Autoritetet saudite janë ende duke hetuar krimin pasi motivi ende nuk dihet.
Sipas ligjit saudit për krimin, çdo vrasje dënohet me vdekje, përveç nëse vrasësi i paguan familjes "paratë e gjakut" pas miratimit të familjes.
Vetëvrasja është e ndaluar (Haram) në Islam.


