Nga Kristjan Pashollari24 Dhj 2022 3.5k
Të tjera

Një koleksion vargjesh të bukura nga Kur’ani


Shpesh ne mund të ndihemi të humbur në një botë ku jemi të detyruar t'u japim përparësi kaq shumë gjërave, por është gjithmonë e rëndësishme të ripërqëndrojmë veten dhe të fokusohemi në atë që është vërtet e rëndësishme.
Pavarësisht se si ndiheni sot, ne shpresojmë që disa nga këto citate nga Kurani t’ju sjellin rehatinë që po kërkoni.

Për paqe:

1. "Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet) dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.” [Kuran 10:25]

  1. "Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” [Kuran 32:17]
  2. "Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh, por vetëm fjalët “Paqe, paqe”![Kuran 56:25,26]
  3. “Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.” [Kuran 41:31]

Për lehtësim:

  1. “Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur!” [Kuran 15 : 97,98]
  2. “Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” [Kuran 8:30]
  3. “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” [Kuran 13: 28]
  4. Por vërtet që njeriu shkel çdo cak,kur mendon se është i vetëmjaftueshëm. [Kuran 96: 6,7]

Për qetësi:

  1. “Mos u pikëlloni, se Allahu është vërtet me ne! Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme(engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” [Kuran 9:40]
  2. "Dhe kush i mbështetet All-llahut, Ai do t'i mjaftojë." [Kurani 65:3]
  3. "Dhe Ne jemi më afër tyre se damari i qafës së tyre". [Kurani 50:16]
  4. “Është Ai, që zbriti qetësi314 në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” [Kuran 48:4]

Për udhëzim:

  1. "Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët! [Kuran 29:69]
  2. "A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?" [Kuran 93:7]
  3. “Posa dëgjuam udhëzimin (Kuranin), Ne besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk ka përse të frikësohet se mos dëmtohet, as se mos i bëhet padrejtësi." [Quran 72:13]
  4. “Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre. Te këmbët e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të thonë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar, sikur të mos na udhëzonte Allahu. Pa dyshim, të dërguarit e Zotit tonë kanë sjellë të vërtetën”. Dhe një zë do t’i thërrasë: “Ky është Xheneti që ju e keni merituar për atë që keni punuar”."
    [Quran 7:43]

/ bota-islame.com