Në fenë Islame, personaliteti më i rëndësishëm pas Profetit Muhamed a.s është Ebu Bekri r.a. Ai ishte një shembull unik i sakrificës dhe besnikërisë për kauzën e Islamit. Jeta e tij është e mbushur plot me shembuj të moralit, virtytit dhe të njeriut madhështor.
Para disa ditësh sollëm videon në të cilin flitet për ngjarjen që e bëri Profetin Muhammed a.s më të lumturin, e ku padyshim nuk mungon të bëhet pjesë shoku i tij më i ngushtë e më besniku, Ebu Bekri r.a.
Kurse sot nga profli i Tauland Bica në youtube vjen një tjetër histori mes Ebu Bekrit r.a dhe Muhammedit a.s.
Pas një fare kohe, jetesa e besimtarëve në qytetin e Mekes ishte bërë shumë e vështirë. Presionet, dhuna dhe persekutimi i idhujtarëve shtoheshin dita ditës. Në një situatë të tillë, me lejen e Profetit a.s, besimtarët filluan të emigronin fshehurazi drejt qytetit të Medines për të shpëtuar jetën dhe besimin e tyre. Ebu Bekri r.a, i cili nuk i ndahej asnjëher Profetit a.s e pyeste vazhdimisht për gjendjen e vet se kur të emigroi, deri sa një ditë i dërguari i Zotit a.s i tha:“Mos u nxito o Ebu Bekër, ndoshta Allahu do të të japi dhe ty një shok të mirë për të emigruar.”
Ebu Bekri r.a u gëzua shumë nga përgjigja që mori. Në Meke skishte mbetur dikush tjerër besimtarë përveç Aliut, Ebu Bekrit dhe Profetit a.s. Idhujtarët, nuk ishin të qetë dhe nuk po e përtypnin dot emigrimin e myslimanëve. Kështu vendosën që natën ta vrisnin Muhamedin a.s në shtëpinë e tij teksa ai flinte.
Por Allahu i Madhëruar e njoftoj të dashurin e Tij nëpërmjet Xhibrilit a.s. Pas kësaj Profeti a.s shkoi dhe trokiti te dera e Ebu Bekrit r.a dhe i dha lajmin se më në fund Allahu e kishte urdhëruar edhe atë të emigronte nga Meka dhe se ti do të jesh shoqëruesi im në këtë rrugëtim. Ebu bekri r.a po fluturonte nga gëzimi që do të kishte këtë privilegj. Si përfundim rrugëtimi i bekuar filloi.
Ata u nisën drejt malit të Servës. Ebu Bekri r.a ishte i emocionur dhe i shqetësuar se mos ndoshta i ndodh ndonjë gjë Profetit a.s. E kishte harruar veten e tij, mendonte vetëm për Profetin a.s. Herë i dilte përpara dhe mbrapa, herë i dilte majtas dhe djathtas. E shikonte atë si amanet që ja kishte lën Zoti dhe donte të ishte një mburojë e fortë kundra çfarë do lloj sulmi. Natën vonë, ata arritën te shpella në malin e Servës. Sepse kishin vendosur të qëndronin disa dit në atë shpellë, me qëllim që Mekasit të mendonin se nuk i arritën dot dhe shkuan në Medine. Asnjë njeri nuk ishte futur më përpara brenda në atë shpellë. Ishte plot me insekte dhe merimanga. Në fillim u fut Ebu Bekri r.a brenda dhe kontrolloi rreth e rrotull saj dhe mbuloj të gjitha vrimat me rrobën e tij, më qëllimin mos del ndonjë insekt dhe mund të pickoi Profetin a.s. Një vrimë që kishte mbetur pa mbyll me rrobë, e mbuloi me këmbën e tij. Shpella ishte shumë e vogël. Profeti a.s, ashtu gjys i shtirë, duke mbështetur kokën tek këmba e Ebu Bekrit r.a filloi të flinte. Pas një kohe të shkurtër Ebu Bekri r.a ndjeu një dhimbje të fortë në këmbë. Por, për të mos zgjuar Profetin a.s po e duronte dhe nuk lëvizi fare. Ndërkohë, nga dhimbjet e forta, atij i rrodhën lot nga sytë dhe pasi një pikë loti e tij ra në faqen e të dërguarit të Zotit, ai u zgjua.
“Çfarë ndodhi o Ebu Bekër” – i tha.
“Nëna dhe babai im të qofshin falë o i Dërguari i Zotit! Diçka ma shpoi këmbën”- ia ktheu ai.
Me shumë mundësi, atë e kishte pickuar ndonjë akrep apo gjarpër dhe mund të ishte helmuar. Profeti a.s, me pështymën e tij të bekuar, ia fërkoi këmbën në vendin ku ishte pickuar dhe menjëheherë ndaloi edhe rrjedhja e gjakut edhe dhimbja. Kjo sakrificë e madhe e preku shumë të dërguarin e Zotit, dhe u lut me këto fjalë:
“O Allah! Vendose Ebu Bekrin në


