Nga Kristjan Pashollari14 Tet 2022 4.3k
Të tjera

Njëzet këshilla për qetësim shpirtëror

Anksioza (brenga) është gjendje psiqike në të cilën njeriu ndien frikë, jodisponim dhe izolim.

Ajo rrjedh nga frika për liri apo nga pritja e diçkaje. Shkak mund të jenë edhe luftërat e brendshme mes hapësirës dhe kufizimeve të cilat e pengojnë atë hapësirë.

Anksioza paraqitet nga shumë faktorë: nga ndjenja e vetë tërheqjes, pa disponimit, jo qetësisë dhe mendimit permanent të pagjumësisë.

Shkak i kësaj gjendje mund të jetë edhe rrahja e pakontrolluar e zemrës, dhimbjeve në lukth apo edhe mos interesimi për martesë.

Anksioza është moskordinimi psiqik më i përhapur. Është evidente tek 10 – 15% i njerëzve.

Më së shumti paraqitet në periudhat kalimtare të jetës, siç janë kalimi nga shtëpia në shkollë, kalimi nga fëmijëria në adoleshencë apo edhe kalimi nga puna në pension.

Brenga mund të jetë edhe kaluese varet sipas faktorëve, por ndonjëherë mund të jetë edhe kronike e cila e përcjell njeriun me orë apo me ditë.

Brenga ka disa forma: brenga e nënës për shkak të fëmijës së saj i cili është vonuar, brenga e nxënësit për shkak të notës, brenga e njeriut për shkak të punës, brenga e tregtarit për shkak të tregtisë … etj.

Me disa ndryshime të caktuara kam marrë këshillat e Dejli Karnegut nga libri “Lëre brengen dhe fillo jetën” dhe i kam shkurtuar me citatet nga Kur’ani dhe hadithet.

Nëse dëshiron t’i largosh brengat vepro kështu:

1- Jeto në kufijtë e ditës së sotme dhe mos u brengos për të ardhmen.

Mos u frikëso për furnizimin ngase ajo është në duart e Allahut xh.sh. “E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo çka u premtohet” (dharijat, 22).

2- Gjithmonë ta keni në dijeni se çfarë përqindje të madhe të shëndetit të merr brenga jote.

3- Mos e kujto të kaluarën.

Ajo nuk mund të kthehet sado që të mundohesh ti. Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: ”Nëse të ndodh diçka mos thuaj po ta kisha bërë këtë e këtë … por thuaj: Allahu kështu ka caktuar dhe Ai bën çfarë të dojë. Fjalët “sikur ta kisha bërë” ia hapin dyert shejtanit”. (Muslimi, Ahmedi e ibn Maxhe).

4- Sigurohu mirë nga rrethi para se të marrësh vendim.

E kur të merr vendimin përmbaju kryerjes së vendimit dhe mbështetu në Allahun. Mos u frikëso nga pasojat. Muhamedi s.a.v.s. thotë: ”Kur të lutesh lutju Allahut xh.sh. Kur të kërkon ndihmë kërko nga Allahu, sikur të gjithë njerëzit të bashkoheshin për të ndihmuar për diçka për atë që Allahu nuk ta ka caktuar nuk do të mund ta bënin atë. E sikur të bashkoheshin për të bërë diçka të keqe në atë që Allahu nuk ta ka caktuar nuk do të arrijnë ta bëjnë atë. Ngjyra është tharë dhe regjistrat janë mbyllur”. (Tirmidhiu 2516, Ahmedi në musned 1/293.)

5- Kënaqu me caktimin dhe fatin që ta ka caktuar Allahu xh.sh.

A mundet që muslimani të frikësohet nga fatkeqësitë jetësore? Muslimani mundohet të merr të gjitha masat që i ka në mundësi e të tjerat ia lënë Allahut xh sh..

Allahu xh.sh thotë: “Nëse Allahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robërit e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë”. (Junus, 107)
“ … por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu e dinë (fundin e çdo sendi) e ju nuk e dini. (Bekare 216.)

6 – Numëro të mirat që Allahu t’i ka dhuruar e mos i numëro të këqijat.

“… edhe sikur të donit ti numëronit të mirat e Allahut nuk do të mund ti numëroni ato”. Nahl 74.

Gjithmonë bëje këtë pyetje: a do ta kisha ndërruar atë që kam për miliona dollarë? A do t’i kisha shitur sytë e mi për një miliardë dollarë? Për sa dollarë do t’i kisha ndërruar duart e mia, këmbët, veshët, fëmijët, familjen? Numëroi të mirat që i ke një nga një. Pastaj llogarite shumën e përgjithshme dhe do të shohësh që ajo nuk mund të ndërrohet as me arin të cilin e