Nga Kristjan Pashollari6 Qer 2022 3.2k
Të tjera

Nxënës shqiptarë e serbë nga Medvegja eksplorojnë Prishtinën (VIDEO)

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë të shtunën u tregua historia e këtij kujti fetarë, në shqip dhe serbisht.

Atë me vëmendje po e dëgjojnë nxënësit shqiptarë dhe serb të shkollës Banja e Siarinës në Medvegjë.

Këta erdhën ta vizitojnë të shtunën kryeqytetin kosovar me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Nga aty, vazhduan nëpër sheshet e qytetit në këmbë, për tek katedralja, Shën Nënë Tereza.

Krejt çka panë e dëgjuan gjatë ditës, u pëlqeu fëmijëve, që shpresojnë të vijnë prapë në Kosovë.

https://youtu.be/r5UtFzRMZeg