Nga Kristjan Pashollari24 Sht 2023 1.6k
Të tjera

Omani shpall festë zyrtare ditëlindjen e Profetit Muhammed (a.s)

Ministria e punës e Omanit ka deklaruar ditën e enjte, 28 shtatorin festë zyrtare, për nder të ditëlindjes së Profetit Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!

Omani bëhet shteti i parë mysliman i cili zyrtarizon në ditë feste publike ditëlindjen e Profetit Muhammed (a.s).

Me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed, 28 shtatori (e enjte) do të jetë festë zyrtare për të gjithë punonjësit që punojnë në aparatin administrativ qeveritar dhe në institucionet e sektorit privat.

Ministria e Punës ju uron suksese me rastin e ditëlindjes së Profetit. Shpresojmë që ky rast i dashur të na kthehet në vitet e ardhshme, i mbushur me bekime dhe begati.

Njoftimi është bërë nga Ministria e Punës në X, e njohur më parë si Twitter.

“Në ardhjen e përvjetorit të ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.), është vendosur që e enjtja 12 Rabi Al Awal 1445 Hixhri, që korrespondon me 28 shtator 2023, do të jetë festë zyrtare për punonjësit e njësive të Aparatit Administrativ të Shtetit dhe subjekteve të tjera juridike. dhe ndërmarrjet e sektorit privat”, thuhet në mesazh/ pregatiti bota-islame.com