Nga Kristjan Pashollari22 Gush 2022 4.8k
Të tjera

Organizohet duaja e hatmes në Preshevë

Nën organizimin e Këshilllit të Bashkësisë Islame në Preshevë është organizuar duaja e hatmes në xhaminë e fshatit Shoshaj, pasi që me sukses arritën ta përfundojnë leximin e Kuranit tetë nxënëse, vijuese të mësim-besimit në këtë xhami.

Imami i xhamisë, Abedin ef. Limani, i falënderoi pjesëmarrësit, fëmijët, prindërit e fëmijëve për kujdesin që po tregojnë në vijimin e mësimit të leximit të Kuranit.

Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan kryeimami dhe kryetari i Këshillit të KBI-së z. Xhemaledin ef. Hasani dhe z. Nexhmedin ef. Ademi.

Në mesazhet e tyre u përcollën këshilla për rëndësinë e leximit të Kuranit, roli i Kuranit në përditshmërinë e besimtarit, Kurani dhe adhurimi etj.

Në këtë organizim morën pjesë xhematë të shumtë, familjarë, përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame, hoxhallarë nga komuna etj.

Në fund nxënësve që përfunduan hatmen e Kuranit nga Këshilli i Bashkësisë Islame iu nda nga një mirënjohje.