Nga Kristjan Pashollari27 Korr 2022 1k
Të tjera

Organizohet kampingu veror për të rinjt musliman!

Rreth 65 të rinj të shkollave të mesme dhe fillore nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, u bënë pjesë e kampingut veror të organizuar në Medresenë e Tiranës.

Ky kamping, i ndarë në dy grupe, u zhvillua në periudhat 11-17 dhe 17-23 Korrik.

Me kontributin e studentëve vullnetar, anëtar të Forumit Rinor Mysliman Shqiptar, u bë e mundur zhvillimi i mësimeve në lëndë të ndryshme, si: Kuran, Ilmihal, Anglisht, Logjikë dhe Informatikë.

Krahas mësimeve, pasditja ishte e rezervuar për aktivitete argëtuese si: Latitude, Pishina, VR Games, Light Strike, Futboll, Kinema e shumë të tjera.

Falënderojmë të gjithë imamët dhe myftinjtë të cilët kontribuuan në ecurinë e këtij programi dy javor, po ashtu edhe prindërit të cilët na besuan fëmijët e tyre.

Mbarëvajtja e këtij organizimi u ndoq hap pas hapi nga përfaqësuesi i zyrës së rinisë në KMSH/Kmsh.al