Nga Kristjan Pashollari25 Shk 2022 1.3k
Të tjera

Pamje të trishta/ Familjet ukrainase e kaluan natën në stacionet e metrosë

Për t’u ndierë më të sigurt dhe për t’iu shpëtuar sulmeve ushtarake ruse, banorët në Ukrainë e kaluan natën duke u strehuar në stacionet e metrosë.

Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, gra, burra, të moshuar e fëmijë shihen teksa gjejnë shpëtim larg banesave të tyre, në stacionet e metrosë në Kiev dhe Kharkiv.