Nga Kristjan Pashollari9 Shk 2023 2.2k
Të tjera

PAMJE TË TRISHTUESHME QË SJELLIN DHIMBJE NË TËRË BOTËN-Hfz.Shaqir ef. Fetahu

Tërmeti i rëndë tragjikisht goditi popullin turk dhe sirian. Me mijëra të vdekur, të lenduar, familje të goditura thellë në shpirtë dhe zemër nga humbja e më të dashurve, në veçanti fëmijëve, bijëve dhe bijave të tyre, nënave, baballarëve. E pa përshkruar kjo në ate të dukshmen dhe të kësaj bote. Por, në ate shpirtëroren, transcendentalen. Ata janë te mëshira e Allahut, tek Ai në kaderin e të cilit ndodhë gjithçka, pra edhe kjo. E gjithë kjo është jasht fuqisê së njeriut, e paevitueshme, e pandryshueshne, e pa tejkaluueshme. Ndaj gjithë kësaj jemi të paaftë, të pafuqishëm, të dobët. Jasht planifikimit tonë.

Këtu ka vetëm një fuqi. Ajo shpirtërorja. Besimi në caktimin e Allahut. Kaq ka qenë jeta e tyre. Kështu ka qenë kalimi i tyre në botën tjetër. E jona është të kuptojmë se sa e paparashikueshme ështe jeta e jonë, se sa e vogël është mundësia dhe fuqia e jonë, se sa e shkurtër është jeta e jonë, se se e befasueshme është jeta e jonë, se sa e nevojshme është të kuptojmë se në çdo moment mund të përfundojë e jona e kësaj bote, se sa e shtrenjtë është çdo minutë e kohës, se sa e domosdoshme është të jetojmë prej momentit të parë në veprat e mira, në syninet e pastra, në qëllimet fisnike, në shërbim të njëri tjetrit, njeriut dhe Zotit, se sa i afërt është kalimi në në botën tjetër, se sa e nevojshne është të forcojmē lidhjen me Zotin, me moralin, me të mirën, me të devotshmen, konstruktiven, sepse ja sa e paplanifikueshme dhe e papritme është kjo jetë.

Vërtetë skemi kohë të hamendemi në të mirën, në paqësoren, në humanen, afersinë, komunikimin, ndihmën, buzqeshjen, ndaj gjithçkajes

Andaj, të shpejtojmë në vepra të mira, në veçanti ndaj atyre që ju duhemi dhe që kanë nevojë, e më të nevojshëm janë familjet e viktimave dhe të lënduarëve. Lutjet tona qofshin për ta, mundi dhe përpjekjet tona qofshin të pranuara.

Zoti Madhë! Jepu forcën e besimit dhe durinit. Jepu ndihmën dhe bekimin e Juaj. Përfshijë në mëshirën Tënde ata që dhanë jetën. Shërojë tē lenduarit, të shqetësuarit, të goditurit. Bëri të paluhatshëm në këto momente të rënda.

I Madhi Zot! Neve që po vazhdojmë jetën, na jep forcën e kuptimit të qëllimit të jetës sonë, na e jep dashurinë ndaj madhërisë Tënde. Na jep forcën e veprimit në fushën e pakufishme të devotshmërisë, fisnikrisë, mirësisë, bujarisë, dhe shërbimit të pakufishëm ndaj njeriut.

Zoti Madhë. Ti je Ai që falë dhe na falē neve.

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai/botaislame.com