Shtohen zërat që Kryeministri Rama kërkon të vendosë një ballancë në fushën e tij, Shqipëri, misdis dy armiqve të përbetuar në Turqi, Gylen - Erdogan. Këtë balancë Rama kërkon ta vendosë pikërisht me mbylljen e punimeve tek xhamia e Namazgjasë, Xhami të cilën e ka ndërtuar Erdogan me fonde të Dianetit të Turqisë, duke i dhënë kështu fund kalvarit të dorëzimit të xhamisë tek Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Sipas verifikimeve, leja e ndërtimit për xhaminë e Namazgjasë ka 6 muaj e cila ka mbaruar. Rama do të niset pikërisht nga ky fakt me logjikën që meqenëse cituam “vendosje standartesh” për mbylljen e “Mehmet Akif”, atëherë edhe ju (Dijaneti Turk) iu ka mbaruar leja dhe duhet të ndaloni punimet, njëkohësisht do të bëjë edhe kalimin në pronësi të KMSH.


