بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
اَللّهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ , لَهُ مَقَالِيدُ السَّموَاتِ وَ اْلاَرْضِ , فَسُبْحَانَ الَّذِى بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ وَاِلَيْهِ تُرْجَعُونَ , وَاِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ عِنْدَنَا خَزَائِنُهُ وَمَا نُنَزِّلُهُ اِلاَّ بِقَدَرٍ مَعْلُومٍ , مَا مِنْ دَابَّةٍ اِلاَّ هُوَ آخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا اِنَّ رَبِّى عَلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
“All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është vekil (Kujdestar, Ruajtës, Rregullues) mbi gjithçka. Të Tij janë çelësat e qiejve dhe të tokës.”[261]
“Kështu pra, i lavdëruar është Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ata ia bashkojnë Atij, në Duart e të Cilit është mbizotërimi i çdo gjëje dhe tek Ai ju të gjithë do të ktheheni.”[262]
“Dhe s’ka asgjë që ne të mos i kemi për të thesaret e pashtershëm, dhe Ne nuk e dërgojmë atë veçse në masë të drejtë e të ditur.”[263]
“Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që Ai të mos e ketë mbërthyer pas balukeve të ballit (ta ketë nën sundimin e Tij të plotë). Nuk ka dyshim që Zoti im është në udhën më të drejtë (në të vërtetën).”[264]
* * *
Së pari le të bëjmë njëshpjegim të shkurtër mbi Unitetin Hyjnor.
Vërtetimi i Unitetit Hyjnor është dy llojesh. Për shembull, në qoftë se mallrat e ndryshëm të një njeriu të pasur arrijnë në një treg ose në një qytet, ka dy mënyra me të cilat njihen se ato janë të tijat.
E para: Është mënyra e përmbledhur, e thjeshtë dhe e përgjithshme, -domethënë, si për njerëzit e zakonshëm- e cila është: “Askush përveç atij nuk mund ta pronësojë këtë sasi të madhe mallrash.” Por ama brenda këtij shikimi të njeriut të zakonshëm mund të ndodhin shumë vjedhje, dhe shumë të tjerë mund të pretendojnë pronësinë e disa pjesëve të atyre mallrave.
Mënyra e dytë është kjo: Duke lexuar shkrimin e tij në çdo pako, duke njohur firmën e tij në çdo deng dhe duke shikuar vulën e tij në çdo parti malli, njeriu deklaron: “Çdo gjë i përket atij personi.” Në këtë mënyrë, në kuptim, çdo gjë tregon atë njeri të pasur. Ashtu si mallrat që e njohin pronarin e tyre në dy mënyra, pikërisht në të njëjtën mënyrë, vërtetimi i Unitetit Hyjnor është dy llojesh:
I pari: është vërtetimi sipërfaqësor dhe i përgjithshëm i Unitetit Hyjnor i cili thotë: “Zoti i Gjithëfuqishëm është Një, Ai nuk ka shok, as të ngjashëm, ky univers i përket Atij.”
I dyti: është vërtetimi i vërtetë i Unitetit Hyjnor, i cili, duke shikuar stampën e fuqisë së Tij, vulën e Hyjnisë së Tij dhe mbishkrimet e penës së Tij mbi gjithçka, është si të hapësh një dritare prej çdo gjëje drejtpërdrejt për tek Drita e Tij dhe të vërtetosh e të besosh afërsisht me sigurinë e të shikuarit të Njësisë së Tij se çdo gjë buron nga Dora e fuqisë së Tij dhe se në asnjë mënyrë Ai nuk ka shok apo ndihmës në Qënien e Tij Perëndi, as në Hyjninë e Tij, as në sovranitetin e Tij, dhe kështu të arrish një lloj të vetëdijes së përjetshme të pranisë Hyjnore, besim ky që i jep njeriut një qetësi të vazhdueshme të zemrës. Ne gjithashtu në këtë Fjalë do të përmendim Rreze duke treguar këtë vërtetim të pastër, të lartësuar e të vërtetë të Unitetit Hyjnor.
Pse Shkaqet?
O adhurues i pavëmendshëm i shkaqeve! Shkaqet janë një perde; sepse dinjiteti Hyjnor dhe madhështia kërkojnë perde. Por ajo e cila vepron dhe që i kryen çështjet është fuqia e Krijuesit të përjetshëm; sepse Uniteti Hyjnor dhe lavdia e kërkojnë këtë të jetë kështu, dhe bëjnë të domosdoshme pavarësinë e tyre. Nëpunësit e Monarkut të parapërjetësisë nuk janë ekzekutuesit e vërtetë të ndonjë çështjeje të Sovranitetit të Hyjnisë, por ato janë lajmëtarë për atë madhështi e sovranitet, janë thirrës për tek Ato dhe vëzhguesit e tyre të admiruar. Ato nëpunës dhe mjete janë vetëm për të bërë të njohur dinjitetin e fuqisë dhe madhështinë e Hyjnisë, me qëllim që të mos shfaqet drejtëpërdrejtë Dora e fuqisë në çështje të pjesshme e të ulëta


