Nga Kristjan Pashollari14 Dhj 2022 3.6k
Të tjera

Pesha e botës

Kam kohë që vuaj nga dhimbjet e qafës. Ndërrova karriget, bleva një jakë ortopedike, bëra joga, pilates, shkova tek kiropraktor dhe mjekë të të gjitha llojeve, por dhimbja vazhdonte; një barrë, një siklet që as nuk më linte të flija më. Ndonjëherë e kisha të vështirë edhe të merrja frymë.

Më pas, takova një grua të moshuar dhe të mençur.
Duke parë shtyllën kurrizore të tendosur dhe të ngjeshur, duke shijuar lëkurën time të zhveshur me prekjen e duarve të saj të vjetra e të rraskapitura, ajo më tha:

"Ju keni mbajtur kaq shumë presion gjatë viteve dhe kaq shumë dhimbje, sa s'mund të numërohen; ju mbani peshën e botës tuaj dhe të të tjerëve."

Pastaj m'i mori duart, i vendosi midis duarve të veta të nyjatura; më bëri të ul duart poshtë, të shtrija shpatullat, të ngrija mjekrën dhe qëndroi pas meje. Buzët e saj më fërkuan veshin dhe më pëshpëriti ëmbëlsisht:

  • "Jo gjithçka është faji juaj."
  • "Jo gjithçka është përgjegjësia juaj."
  • "Nuk mund të bësh gjithçka."
  • "Nuk mund të rregullosh gjithçka."
  • "Nuk duhet të marrësh përgjegjësinë për gjithçka."

Sytë e mi papritmas filluan të derdhën lot të trashë si xhami i thyer…
Ishte një kohë që mendova se do të qaja gjak nga dhimbjet e shumta që kisha.
Ngadalë shpatullat e mia u kthyen në vend, qafa ime u zbut dhe u ngrit lart, shpina ime u drejtua si nuk kishte qenë prej vitesh dhe ndjeva se kockat e mia u ngritën lart.
Pesha e botës u hoq nga supet e mia dhe pesha e dhimbjes të së shkuarës, më në fund kishte rënë në tokë.

Flora Azevedo
Përshtati: bota-islame.com