Sipas Agjencisë Saudite të Shtypit Presidenti i Përgjithshëm për Çështjet e Xhamisë së Madhe dhe Xhamisë së Profetit, Shejh Dr. Abdul-Rahman bin Abdulaziz Al-Sudais përuroi planin e Agjencisë së Presidencës për Çështjet e Xhamisë së Profetit për sezonin e Ramazanit 2021. Plani zbuloi se në Medine do të hapë dyert për besimtarët duke u përmbajtur masave paraprake anticovid.
Kapaciteti maksimal i funksionimit të Xhamisë së Profetit nën masat paraprake është (45,000) adhurues, dhe sheshet e reja perëndimore do të shtohen në kapacitetin operativ, i cili mund të strehojë (15,000) adhurues. Kapaciteti i përgjithshëm operativ i adhuruesve gjatë muajit Ramazan është (60,000) adhurues në të njëjtën kohë.
Plani zbuloi mbylljen e Xhamisë së Profetit gjysmë ore pas namazit Teravive dhe hapjen e saj dy orë para namazit të agimit, përveç dhjetë ditëve të fundit të muajit të Ramazanit. Xhamia do të jetë e hapur gjatë gjithë kohës vetëm në dhjetë ditët e fundit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
pregatiti:bota-islame.com


