Nga Haki SAHITAJ

- HYRJE
Është e vështirë të gjesh në historinë e njerëzimit një ngjarje, një ndodhi, një shpërngulje që të ketë qenë epiqendër ku janë ngulur rrënjët e një bashkësie; rrënjët e një shteti; rrënjët e një civilizimi; epiqendër nga e cila akoma si individë apo e tërë bashkësia e merr për kriter se si e perceptojmë vetën dhe botën përreth. Asnjë ngjarje s’ka qenë kaq e shtjelluar në përmasa dhe dimensione të gjëra si nga e kaluara si nga e tashmja. Është e vështirë të gjesh një ngjarje si Hixhreti, ku bashkësia myslimane për çdo vit shprish pluhurin e kohës për të kujtuar nga dhe si erdhëm deri këtu? Ku ishim? Ku jemi dhe për ku po shkojmë?
Si një ngjarje me një manifest kaq të gjerë –metafizik e historik-, myslimanët kanë të drejtë ta lexojnë këtë histori në dimensione të ndryshme dhe të nxjerrin mësimet e nevojshme për jetën dhe kohën në të cilën jetojnë. Ne kemi vendosur që me rastin e këtij viti të ri hixhri të shkruajmë për prezencën e popullsisë myslimane. Jo për të bërë një krahasim apo përllogaritje për gjatë historisë, por si një aspekt, që krahas çështjeve për të cilat Hixhreti na bën të mendojmë dhe shkruajmë, siç janë besimi, dituria, Kur’ani, historia dhe rrethanat që shkaktuan hixhretin, urtësitë dhe mësimet e ndryshme, ne shpresojmë se ky punim do ta bëj më të plotë këtë reflektim drejtë së ardhmes.
- VETËDIJA PËR SASINË
Jemi të vetëdijshëm se thelbi i çdo gjëje qëndron në cilësinë që gjërat mbajnë përbrenda dhe e jashtmja është manifestim i saj. Këtu nuk bën përjashtim as numri i popullsisë. Megjithatë, ne duhet të mos e neglizhojmë aspektin sasior të prezencës myslimane, pavarësish se fokusi qëndron tek cilësia. Mendojmë se prezenca aktuale dhe ajo në të ardhmen mund të ndikoj pozitivisht në të gjitha aspektet, si në nivel të iniciativave personale po aq edhe në atë në nivele shtetërore apo të bashkësive. Ne duhet ta marrim shumë seriozisht dhe të kemi parasysh faktin se sipas studimeve demografike numri i myslimanëve nëpër botë po rritet vërtet ndjeshëm. Kjo rritje duhet të na shtyj të mendojmë shumë më seriozisht për prezencën e myslimaneve, për sfidat që na presin, për jetën dhe botën që duam ta kemi. Cili do jetë roli ynë me një popullsi me rritje të lartë. Prezenca më e madhe nënkupton edhe sfida, kërkesa të reja, si do t’i përgjigjemi këtyre kërkesave?
Aktualisht, myslimanët janë i vetmi grup fetar që pritet të ketë rritje (në terma absolut dhe relativ) në dekadat e ardhshme. Madje këto studime na tregojnë se edhe numri aktual në fakt është më shumë se sa tregohet. Njëri aspekt ka të bëjë me shtete ku popullsia është popullsi myslimane dominuese dhe aspekti tjetër paraqet rritjen e kësaj popullate në vende si Evropa apo Amerika.
Këtu do të analizojmë disa nga shkaqet kryesore të kësaj rritje, sfidat dhe urgjencat me të cilat do mund të përballen në të ardhmen e afërt myslimanët, kudo që të jenë.
- PSE PO RRITET POPULLATA MYSLIMANE?
Në mes të shek. XX bota myslimane ka pësuar ndryshime dramatike nga ato njohëse, ideologjike, politike dhe demografike. Sot të flasësh për botën myslimane nuk do të thotë se po flasim vetëm për vendet e Afrikës Veriore ose ato të Azisë Juglindore, por edhe për një popullsi në rritje siç janë vendet Evropiane ose Sh. B. A-të.[1] Sipas Pew Research Center deri në vitin 2010 janë llogaritur të jenë 1.6 miliardë myslimanë ose 23% e popullsisë globale.[2] Aktualisht zona më e dendur është ajo në Indi dhe Pakistan (344 milionë). Por se sipas kësaj qendre ky numër po vazhdon të rritet me ritme të shpejta në Evropë[3] dhe Sh.B.A[4]. Në Kosovë


