Kurora e zinxhirit të artë
Aliu i nderuar (r.a.), si para profetësisë së Profetit tonë të dashur (s.a.s.), si pas saj, është njeriu që ka ndenjur më shumë nën edukimin e Tij. Ai u martua me Fatimen e nderuar (r.a.), për të cilën Profeti ynë (s.a.s.) qe shprehur: “Fatimja është një pjesë e imja. Kush e mërzit atë, më ka mërzitur mua.” (Buhari, Fedailu’l-as’hab, 12), dhe kësodore kreu edhe një tjetër lidhje afrimiteti me të Dërguarin e Allahut (s.a.s.). Profeti Muhamed (s.a.s.) pati hyrë e dalë shpesh në shtëpinë e tyre, pati ndenjur me ta ditë e natë, ku i pëlqente që të shkonte të shihte e të përkëdhelte nipërit e Tij. Kështu që, Aliu i nderuar (r.a.) ka pasur përherë mundësinë që t’u japë ndjesive të tija frymëmarrje pranë të Dërguarit të Allahut (s.a.s.).
Veç kësaj, në po atë shtëpi patën lindur nipërit e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), prej të cilëve ka vazhduar edhe zinxhiri i pasuesve. Hasani i nderuar qe bërë babai i sherifëve, ndërsa Hyseni i nderuar qe bërë babai i sejjidëve, që mbart një vlerë krejt të veçantë kur vazhdon mandej me të tjerë trashëgimtarë, si Ebu’l Hasan Shazeliu, Ahmed Rufaiu, Abdulkadir Gejlani apo Muhamed Bahaudin Nakshibendi, të cilët ishin kupola e të gjithë njerëzve të lartë.
Gatishmëria për sakrifica
E pranoi islamin si fëmijë pasi që Pejgamberi s.a.v.s. e përqafoi dhe nga dashuria e madhe për te në zemrën e tij e vendosi. I dhuroi çdo gjë që posedoi, dhe çdo gjë që mund të dhurohet. I dhuroi dituri për fenë dhe ishte shkas që të ec rrugës së vërtetës dhe shpëtimit. E martoi me bijën e tij fisnike, Fatimën r.a., e lëshoi të ketë nderin të luftojë trimërisht për mirëqenien e myslimanëve dhe islamit, e lavdëroi para tjerëve dhe ia përmendi cilësitë fisnike, ia ruajti nderin dhe namin e tij dhe ishte në shoqërinë e tij deri në momentin kur ai, Pejgamberi s.a.v.s., kaloi në botën më të mirë. Guximin e tij, trimërinë dhe aftësinë që të sakrifikohet në rrugën e Allahut e tregoi shumë herë. Kur Pejgamberi s.a.v.s. vendosi që me dëshirën e Allahut të bëjë hixhret në Medine, Aliu r.a. ishte ai të cilin e obligoi që mekasve t’ua kthejë gjërat e vlefshme që ia kishin besuar Pejgamberit s.a.v.s. në ruajtje, sepse tek ai kishin besim pakufi dhe e quanin el-Emin (Besnik).
Aliu r.a. mbeti në krevatin e Pejgamberit s.a.v.s. i gatshëm dhe patrembur duke pritur idhujtarët të cilët erdhën me shpata, me dëshirë për gjak dhe tirani. Mirëpo, Aliu r.a. i priti pa kurrfarë frike. E si mos të ishte kështu kur ai ishte hero i vërtetë i cili me heroizmin e tij e obligoi tërë ummetin. Në jetëpërshkrimin e tij secili do të gjejë diç për vete. Jeta e tij është mësim nga i cili krenari dhe fuqi marrin të shtypurit dhe të robëruarit, ndërsa modestinë dhe asketizmin të varfrit dhe nevojtarët.
Ai me shembullin e tij të ndritshëm fshin lotët e të pikëlluarve dhe të mërziturve, u zvogëlon dhembjet e atyre që u ekspozohen vuajtjeve.
Tregimi për te është i gjatë, nga ai secili mysliman mund të marrë mësim.
Dekorimi i madh
Pejgamberi s.a.v.s. mbante të rrethuar jehudët e Hajberit ku ishin mirë të fortifikuar. Ishte ky popull i cili gjatë historisë të Dërguarit e Allahut i vriste, fjalët e Allahut të madhërishëm i ndryshonte, popull i cili monoteistët e sinqertë i dëbonte dhe i mbyste. Pejgamberi s.a.v.s. i mbante të rrethuar dhe përpiqej ta lironte Hajberin, por për një kohë nuk i shkonte për dore.
E dërgoi Ebu Bekrin r.a., por nuk pati sukses, pastaj Omerin r.a., edhe ai nuk pati sukses. Andaj populli ishte i brengosur. Nata e fitores u dukej e gjatë dhe e errët. Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit në gjysmën e natës dhe tha: “Nesër flamurin do t’ia jap njeriut i cili e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, por edhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë! Allahu me duart e tij do ta sjell fitoren!”
Njerëzit filluan të bisedojnë për atë se kush do të jetë ai të cilit Pejgamberi s.a.v.s. do t’ia jap flamurin e fitores. Kur agoi njerëzit nxituan te Pejgamberi s.a.v.s. të shohin kujt do t’i takon ky nder dhe kujtdo t’i jepej flamuri ngadhënjimtar. Pejgamberi s.a.v.s. pyeti: “Ku është Ali b. Ebi Talibi?”, dhe njerëzit thanë: “Ankohet në dhembjet e syrit, o i Dërguar i Allahut.”
Ai tha: “Ma sillni”, dhe ai erdhi, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. me pështymën e tij fërkoi sytë e tij, bëri dua dhe ai menjëherë u shërua, mori flamurin që ia dha Pejgamberi s.a.v.s. dhe pyeti: “O i Dërguar i Allahut, a do të luftoj kundër tyre derisa bëhen si ne?”
Ndërsa ai u përgjigj: “Nisu ngadalë derisa nuk arrin te territori i tyre, atëherë thirri në islam dhe lajmëro me atë çka i obligon Allahu dhe çfarë duhet bërë, sepse pasha Allahun, sikur Allahu ty të bën shkas i udhëzimit të vetëm një njeriu, ë


