Myftinia e Tiranës me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar ditë e Merkur në Namazin e Akshamit hapjen e Xhamisë së Et’hem Beut.
Ju mirëpresim sonte për Namaz Akshami!
Falënderimi i takon Allahut që na mundësoi, pas një shkëputje të gjatë, por të nevojshme, që Xhamia Et’hem Beu t’i rikthehet besimtarëve!
Një falënderim i përzemërt shkon për të gjithë besimtarët e sinqertë, të cilët gjatë gjithë kësaj pauze, u treguan të matur dhe durimtarë.
Allahu është me besimtarët e sinqertë dhe durimtarët!


