Nga Kristjan Pashollari14 Qer 2021 1.1k
Të tjera

Puna në islam

Feja Islame na urdhëron që të aplikojmë besimin me punë dhe sjellje. Në Kur’anin Fisnik gjenden ajete kur’anore që nxisin për besim dhe menjëherë pas tij edhe për punë si dhe sqarojnë shpërblimin e punëtorëve të devotshëm.

Që 14 shekuj më parë, feja Islame ka mbrojtur dhe ruajtur të drejtat e punëtorëve, ajo e ka parë punën në një këndvështrim ndryshe nga teoritë moderne të sotme. Ajo e ka ndarë punën në dy grupe dhe i ka konsideruar që të dy grupet adhurim (ibadet).
Punët fetare (adhurimet) siç janë: Namazi, Zeqati, Agjërimi, Haxhi, Bamirësia, etj. Punët e kësaj bote që njeriu kërkon me to sigurimin e jetës dhe zhvillimin shoqëror. Këtë e vërteton Hadithi i Pejgamberit Muhamedit alejhisselam (a.s.), që ka thënë: ”Kush ngryset i ngopur nga puna e duarve të veta ngryset i falur nga mëkatet“
Jo vetëm kaq, por vështrimi i Islamit shkon edhe më larg për punën duke e nxitur njeriun të punojë edhe nëse ka afruar Kiameti dhe nuk ka dobi kush prej punës së vet, ka thënë Profeti a.s: ”Kur të afrohet Kiameti dhe njëri prej jush ka në dorën e tij një fidan po mundi ta mbjellë le ta mbjellë”.
Me këto hadithe, Pejgamberi a.s. dëshiron të na mësojë që puna ka vlerë në vetveten e saj dhe se ajo është një lloj prej llojeve të adhurimit të Allahu xh.sh.
Po ashtu, nisur nga këndvështrimi që i ka bërë Islami punës, ai ka porositur me punë çdo njeri i varfër qoftë ai apo i pasur dhe për këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk han ushqim më të mirë sesa ai që ushqehet prej punës së duarve të veta dhe me të vërtetë, Profeti i Zotit Davud a.s. ka ngrënë nga puna e duarve të tij”. Pse shembulli me Profetin Davud a.s.? Sepse Profeti Davud a.s ka pasur para dhe pasuri dhe nuk ka pasur nevojë për punë, por megjithatë ai ka punuar në përpunimin e hekurit dhe ka prodhuar me të mburoja të përsosura që janë perdorur për luftëra, i ka shitur dhe është ushqyer nga të hollat që ka fituar prej tyre.
Që me paraqitjen e Islamit, myslimanët e njohën vlerën e punës dhe për këtë ai e ka obliguar shoqërinë dhe përgjegjësit e saj të kontribuojnë në punësimin e njerëzve. Transmetohet se një nga ensarët (banoret e Medinës) doli për të lypur dhe kur shkoi tek Pejgamberi a.s. e pyeti: A nuk ke gjë në shtëpi? Ai tha: Po o i Dërguar i Allahut kam një shtroje që e përdor për ta shtruar dhe për mbulojë, kam dhe një enë që e përdor për të pirë në të. Profeti a.s. i tha: Shko dhe eja me to, pastaj i paraqiti duke thënë: Kush i blen këto të dyja (shtrojën dhe enën). Një burrë tha: Unë i blej me një dërhem. Pejgamberi a.s. tha: Kush shton më tepër? Një tjetër tha: Dy dërhem. Pastaj Pejgamberi a.s. mori njërin prej dërhemëve dhe ia dha ensariut e i tha: Blej me këtë ushqim për familjen tënde dhe me këtë tjetrin blej një sqepar pastaj ktheu tek unë. U kthye ensariu te Pejgamberi a.s. pasi kreu porositë. Pastaj Pejgamberi a.s i vendosi sqeparit një dru (bisht) dhe tha: Shko mblidh dru dhe shiti e të kthehesh tek unë pas 15 ditëve. Erdhi ensariu te Pejgamberi a.s. pas 15 ditëve që kishte mbledhë dru dhe kishte shitur ato nga te cilat kishte fituar 8 dërhem me 4 prej tyre bleu çfarë i nevojitej për shtëpinë e tij. Pejgamberi a.s. i tha: Kjo është më mirë sesa të vijë lypja si pikë e zezë në fytyrën tënde ditën e Kiametit”. Me këtë sjellje Pejgamberi a.s. na mëson ne, shoqërinë, pronarët dhe çdo njeri që të mos i shajmë lypësit siç ndodh rëndom në ditët tona, por na del si detyrë sipas mundësive t’i ndihmojmë për t’iu siguruar punë. Në mënyrë që këto shtresa të shoqërisë të jenë anëtarë të dobishëm të shoqërisë dhe jo si gjemba të saj.
Siç na nxit Islami të sigurojmë shanse pune për punëtorët ai bën thirrje edhe për ruajtjen e të drejtave të tyre. Ka prej punëtorëve që janë në gjendje të dobët ekonomike dhe fizike, si dhe ka prej atyre që janë në varësi të pronarëve që i ngarkojnë me punë më tepër sesa mund të përballojnë. Për këtë, feja Islame na urdhëron të sillemi me xhentilesi me punëtorin, të mos e ngarkojmë atë me ato punë që nuk i përballon dot apo edhe nëse puna ka stërmundim që del jashtë aftësisë së punëtorit ta ndihmojmë atë. Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Kush ka nën dorën e vet dike (punëtor) le ta ushqejë atë me çfarë ushqen veten e vet, le ta veshë atë me çfarë vesh veten e vet, të mos e ngarkojë atë me punë më tepër se ç’mundet dhe nëse e ngarkon me çfarë s’mundet le ta ndihmojë atë”. Për më tepër shohim vetë Pejgamberin a.s. që i ka ndihmuar sahabët (shokët) e vet kur po ndërtonin xhaminë në Medine, ku dhe Pejgamberi ka ndihmuar në mbartjen e gurëve për ndërtimin e xhamisë. Po ashtu në një rast tjetër kur sahabët deshën të gatuanin një dele, ”Tha njeri prej tyre: detyra ime ta prej atë, tjetri tha: Detyra ime ta gatuaj, Pejgamberi tha: Detyra ime të mbledh drutë. Sahabët i thanë: O i Dërguari i Allahut gjithë ne të mjaftojmë për këtë punë. Ai a.s. tha: E di porse unë nuk dëshiroj të dallohem mbi ndonjërin nga ju”. Me këtë rast Pejgamberi na jep shembullin ideal më