Fondi i Zekatit i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Smart Dubai kanë nisur një shërbim të ri të sigurt për pagimin e Zekatit për muajin e Ramazanit, njoftoi të martën Zyra e Mediave në Dubai.
Zekati, një formë dhurimi ose detyre e bërë nga anëtarët e shoqërisë islame për qëllime bamirësie, konsiderohet një nga Pesë Shtyllat e Islamit.
Shërbimi i ri i cili mund të arrihet përmes aplikacionit DubaiNow të Emirateve të Bashkuara Arabe, llogarit shumën e Zekatit të përdoruesve bazuar në ligjin Islamik të Sheriatit, duke i lejuar ata të paguajnë shumën e plotë ose një pjesë të saj.
Përveç sigurimit të mbi 100 shërbimeve të sektorit publik dhe privat për banorët e qytetit, aplikacioni DubaiNow gjithashtu ofron një sërë shërbimesh që kujdesen për Muajin e Shenjtë nën kategoritë e tij ‘Donacione’ dhe ‘Islam’. Këto përfshijnë shërbimin Zakat al-Fitr i cili lejon përdoruesit të bëjnë donacione në formën e vakteve të Iftarit, të mundësuar nga bashkëpunimi i aplikacionit me organizatën bamirëse me bazë në Dubai shoqërinë Dar al-Ber.
Sekretari i Përgjithshëm i Fondit Zakat (ZFSG) Abdullah Bin Oqeedah al-Muhairy ka thënë se portali i avancuar i pagesave do të sigurojë qasje më të lehtë në shërbimet e pagesave si për paguesit e rinj ashtu dhe për ekzistuesit e Zekatit.


