Reisul Ulema i Maqedonisë së Veriut , Hfz.Shaqir ef Fetahu në profilin e tij në Facebook gjatë këtyre ditëve të muajit të Bekuar të Ramazanit ka shpërndarë nga një pjesë të shkurtër në lidhje me Ramazanin. Këtu po sjellim si një të plotë të gjitha atë që Reisul Ulemaja ka publikuar deri në këto ditë.
"RAMAZANI, KY MUAJ I NGRITJES SHPIRTËRORE
Ramazani, ky muaj i bekuar i agjërimit. Sa me gëzim po e presim. Thellë freskon zemrat dhe shpirtin. Lidh njeriun me Krijuesin, materialen me shpirtëroren, freskon të menduarit duke e lidhur me medititimin mbi më të vlefshmen, mbi më të mirën, mbi humanen, afrimin me tjetrin, dashurinë ndaj gjjithçkajes, ndaj prindit, ndaj fëmiut, ndaj njeriut, ndaj të varfurit, skamnorit, etj.
E gjith kjo ndodh se agjërimi lidh fuqishëm njeriun me Zotin.
Ramazani i bekuar formon ambijent të shenjtë. Gjithçka është hyjnore, sjellja, mendimi, shpirti, veprimi, buzqeshja, bujaria, bëmirësia, ndeja, paqeja, biseda,etj.
Andaj, kuptonie një të vërtetë. Ramazani është i dashuri ynë me begati të shumta për të ngritur dinjitetin tonë shpirtëror dhe moral.
Muaji i bekuar i Ramazanit i solli botës tri bazat e zhvillimit njerëzor:
1. Zbritjen e Kur'anit Famëlartë ku u definuan çështjet dhe themelet e jetês si: Njëshmëria e Zotit, moralit, marrëdhënieve njeri - Zot, njeri - botë dhe synimet e njeriut në këtë jetë.
2. Agjërimi si institucion i formimit shpirtëror dhe fizik të personalitetit të njeriut për të ndryshuar botën nga formimi i familjes, shoqërisë, jetës, zhvillimit dhe përparimit njerëzor.
3. Nata e madhe e Kadrit- Nata e inperativit të dijes dhe studimit të gjithçkajes që paraqet trasimin e zbulimit të begative të Zotit në këtë botë dhe Kosmos dhe lidhjen e njeriut me qiellin, materialen me transcendentes, etj.
Ramazani është fenomen i pashtershëm i ideve të formimit të individit, familjes dhe shoqërisë njerëzore.
Agjërimi është rezultat i lidhshmërisë së paluhatshme e besintarit me Zotin e Madhrishëm. Fuqia e besimit forcon shpirtin dhe vetëdijen që fuqizojnë krejt trupin për të qenë në pêrkushtim të plotë me hyjnoren dhe me porosinë e Zotit për të agjëruar. Andaj, agjërimi dëshmon se besimi në Krijuesin tek besimtari nuk është thjesht një teori që artikulohet nëpërmes gjuhës, por është krejt personaliteti i tij përplotë besim që dëshmohet në mishërimin e teorisë me praktikën.
Agjërimi koncepton besimin e vërtetë si unifikim i teorisë dhe praktikës, i të menduarit me veprën. Ky definim është baza me e fuqishme hyjnore e suksesit në jetën e njeriut dhe shoqërisë." botaislame.com


