Nga Kristjan Pashollari16 Maj 2021 4k
Vendi

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria me nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan, 1/3 jeton me më pak se 5.5 $

Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkanin Perëndimor, rreth 1 e treta e popullsisë në vend jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Ky është vlerësimi më i fundit i Bankës Botërore, i cili paraqet dy skenarë sa i përket shtesës së varfërisë. Në rastin më optimist në vitin e pandemisë në skamje u shtuan dhe 28 mijë persona, ndërsa në variantin më pesimist në Shqipëri në varfëri u renditën edhe 112 mijë të tjerë.

Goditja e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe më pas pandemia ndikuan në rritjen e këtyre shifrave në një periudhë të shkurtër.

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria me nivelin më të

Si pasojë e krizës dhe mbylljes së shumë bizneseve, papunësia në vend paraqitet e lartë me rreth 12% dhe kjo shifër është dy herë më e lartë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç.

Kategoritë më të prekura rezultojnë ato që punojnë në sektorët që sigurojnë më pak të ardhura si dhe pjesa e padeklaruar e punonjësve, që edhe pse shumë prej tyre humbën punën për shkak të pandemisë nuk arritën dot të përfitojnë edhe nga paketat mbështetëse të qeverisë./oranews