Nga Kristjan Pashollari24 Sht 2023 7k
Vendi

Reagon kreu i KMSh për situatën në veri të Kosovës

Në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së dëshmorit Afrim Bunjaku, i cili u vra pabesisht nga dora kriminale që kërkon destabilizimin e Kosovës.

I lutem Zotit që ta pranojë Afrimin në radhët e dëshmorëve dhe efektivit tjetër t’i japë shërim të shpejtë!

Lutem gjithashtu që bashkësia ndërkombëtare dhe autoritetet e Kosovës të ndërhyjnë për t’i dhënë përgjigjen e merituar krimit dhe të mos lejojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Veri e më gjerë në rajon.