"Me keqardhje të madhe pranuam lajmin e aktit të pamëshirshëm terrorist në Ebu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku humbën jetë tre persona dhe shumë të lënduar.
Bashkësia Fetare Islame e RMV, si gjithmonë, edhe sot, ashpër dënon aktet e këtilla makabre dhe edhe njiherë konstaton se jeta e njeriut është dhuratë e shenjtë dhe terrorizmi është dukuria më e shëmtuar e gjinisë njerëzore dhe i dëmshëm për të gjithë njerëzit në përgjithësi.
Lusim të Madhin Zot që të mos ketë akte të këtilla në asnjë vend të botës.Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai" u shpreh ai në faqën zyrtare në facebook.
Nga Kristjan Pashollari19 Jan 2022 5.6k



