Të Martën më 07.02.2023 Reisul Ulema mori pjesë në xhaminë e Mustafa pashës në Shkup për të bërë duanë e hatmeve të Kur'anit Famëlartë të lexuar nga nxënësit/et dhe studentë/studentet e FSHI për shpirtin e merhumëve - viktimave që humbën jetēn nga tërmeti i trishtueshëm në Türkiye dhe Siri.
Reisul Ulema mbajti një fjalim të shkurtë ku shprehi ngushëllimet dhe dhimbjen për viktimat dhe dëmet e mëdha të këtij tërmeti duke ngushlluar popullin turk dhe sirian, në veçanri familjet e viktimave me lutje Allahut fuqiplotë për durim në këto momente të vështira. Njiherit falënderoi Fakulteti i SHI dhe SHMI " Medreseja Isa Beu" me paralelet e saja pë leximin e hatmeve të Kur'anit Famëlartë.


Bashk me Reisul Ulemanë ishin Dr. Qenan ef Ismaili, mufti i Shkupit, i cili poashtu ju drejtua xhematit me një ngushllim të shkurtër, Sekretari i përgjithshëm Z. Irsal Jakupi, Drejtori i diasporës Dr Selver Xhemaili, Shefi i Kabinetit Dr Abdulkerim Iseini, drejtori i Sektorit për shkemcë dhe kulturë Z. Musanif ef. Rufati, Z. Nizam Reshit, përgjegjës për marrëdhënie me Turqinë.
Nga ambasada e Türkiyes ishte Z. Mustafa Mesten, atashe pēr çështje fetare. Reisul Ulema falënderoi imamin e Xhamisë H. Abdusamet ef Zeqirin dhe këshillin e Xhamisë pēr organizimin e këtij tubimi fetar. Në fund u lexua pjesë nga Kur'ani Famëlartë nga hafizi i mrënjohur turk Fatih Derdiyok, ndërsa duanë e bëri Mushaviri Z. Mistafa Mesten.


