Reisul Ulema i BFI e RMV H.. Hfz. Shaqir ef. Fetai të premten më 27.01.2023 priti Kryetarin e SHSH "ABC POETIKE" Z. Vullnet Sadikun me bashkpuntorët e tij Z. Tahir Seferi - rapsod i mirënjohur dhe Z. Ramadan Sadiku- arsimtar dhe aktivist i mirënjohur. Kjo shoqatë qëllim kryesor ka rringjalljen e shtëpisë se alfabetit shqip në Manastir si dhe shumë aktivitete në nivel kombëtarë.
Në shenjë falënderimi dhe respekti për përkrahjen e dhënë nga BFI e RMV dhe Muftinia e Manastirit Reisul Ulemasë iu nda mirënjohje nga kjo shoqatë.





