Nga Kristjan Pashollari8 Tet 2022 2k
Të tjera

Reisul Ulemaja mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Myftinisë së Kërçovës

Reisul Ulemaja mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Myftinisë së Kërçovës

Të enjten më 06.10. 2022 Kryetari i BFI të RMV, Reisul ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ishte i ftuar në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Myftinisë së Kërçovës dhe i mirëpritur nga Myftiu Qamil ef. Rushiti bashkë me administratën e Myftinisë dhe anëtarët e Këshillit të Myftinisë, të cilët mbajtën mbledhjen e rregullt në të cilën u raportuan aktivitetet e realizuara që nga muaji i begatë i Ramazanit, Kurbanit, Haxhit sivjemë, informim rreth ecurisë së punëve të objektit të Myftinisë dhe zgjerimit të Zyreve të saj, planifikimi i ndërtimit të një Xhamie të re në qytetin e Kërçovës, planifikimi i ndërtimit të një objekti të ri i cili do të ketë karakterin social – morg dhe organizim i ceremonive mortore.

Myftiu i nderuar Qamil ef. Rushiti bashkë me administratën e Myftinisë e mirëpritën Reisul Ulemanë duke raportuar rreth aktiviteteve dhe planeve të tyre për të ardhmen.

Në fund, në fjalën e tij përshëndetëse, Reisul Ulemaja uroi Myftiun Qamil ef. Rushiti, dhe të gjithë myslimanët kërçovar për organizmin e mirëfilltë të jetës fetare duke i dëshiruar prosperim dhe mirëqenie për Myftininë dhe opinionin kërçovar në përgjithësi.

Shërbimi për Informim i BFI