Më 09 Qershor 747, pikërisht në këtë ditë, Fillon Revolucioni Abasid. Abu Muslim Khorasani fillon një revoltë të hapur kundër sundimit Umajad, e cila kryhet nën shenjën e Flamurit të Zi, si opozitë e Umajadëve të cilët e kishin flamurin e tyre të bardhë.
Termi "Revolucion Abasid" i referohej lëvizjes Dawa. Kjo lëvizje u iniciua nga Abu Muslim nga Khurasan kundër dinastisë Umejade. Revolucioni Abasid i dha fund dinastisë Umejade. Revolucioni çoi jo vetëm në një ndryshim të dinastisë, por ndryshime në strukturën politike dhe kulturën e Islamit.
• Abasidët, pasardhës të Abbasit, Xhaxhai të Profetit. Abasidët portretizuan regjimin Umajad si të lig dhe premtuan një rivendosje të Islamit origjinal të Profetit.
• Kryengritja abaside shpërtheu në rajonin e largët të Khurasan i cili kishte një popullsi të përzier arabo-iraniane që mund të mobilizohej për arsye të ndryshme.
• Ushtarët arabë në Khurasan ishin kryesisht nga Iraku dhe i pëlqyen dominimit të sirianëve. Arabët civilë të Khurasan nuk e pëlqyen regjimin Umajad i cili kishte bërë premtime për koncesione dhe privilegje taksash, të cilat nuk u përmbushën kurrë.
• Një lëvizje e mirë-organizuar, e quajtur 'dawa', rrëzoi Umajadët dhe i zëvendësoi me një familje tjetër me origjinë Mekase, Abasidët, në 750.
• Ushtria e tyre drejtohej nga një skllav iranian, Abu Muslim, i cili e mundi Kalifin e fundit Umejad Marwan, në një betejë në përruan Zab.
/bota-islame.com


