Nga Kristjan Pashollari9 Nën 2021 2.1k
Të tjera

Rifat Fejziç, rizgjidhet Reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi

Rifat Fejziç është rizgjedhur me shumicë votash Reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi

Fejziç, kandidoi i vetëm ne këto zgjedhje, u rizgjodh Reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi duke marrë 45 nga 47 vota në votimin e fshehtë ku morën pjesë anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame, Meshihatit dhe Këshillit Islam.

Reisi i Bashkësisë Islame, Fejziç tha se në detyrën e tij të re 6-vjeçare do të vazhdojnë punimet për zhvillimin e infrastrukturës fetare dhe që të rinjve t'u jepen më shumë detyra.

Fejziç kryen detyrën e Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi nga viti 2003 e deri më tani, duke u bërë kështu një nga drejtuesit me afatgjatë ne krye te Rijasetit. / bota-islame.com