Allahu xh.sh. është Krijuesi i çdo krijese dhe është Ligjvënësi i çdo gjëje në gjithësi… Zoti i Madhëruar e krijoi femrën, një ndër krijesat më të bukura që i ngjan rrezes së bukur të guacës, një diamant më i shtrenjtë i kësaj bote me bukurinë trupore dhe shpirtërore. E nuk ka dyshim që Islami i ka kushtuar kujdes të veçantë femrës dhe në shoqërinë monoteiste islame femra ka dinjitetin dhe identitetin e saj.
Në fenë islame, gruaja është një entitet i pavarur dhe, sipas kësaj, një qenie njerëzore plotësisht përgjegjëse. Islami asaj i drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk i qaset me ndërmjetësimin e meshkujve.(1)
Nëse përqafimi i Islamit nga një femër është çështje krejtësisht personale në traditën islame dhe nuk mund të bëhet përmes dikujt tjetër, të tilla janë edhe obligimet dhe detyrat, të cilat Islami ia cakton asaj përkrah mashkullit. Askush tjetër nuk mund t’i bëjë ato në emër të saj. Ajo i kryen aktet e saj të adhurimit thjesht në bazë të qëllimit dhe në përputhje me konstruktin fizik të saj, dhe si të tilla ato në Islam trajtohen si arritje të saj personale, sepse Zoti ka proklamuar:(2) (Shih, En-Nahl, 97)
Megjithatë, ekzistojnë disa rregulla të kufizuara sekondare, në të cilat është treguar dallimi në mes dy gjinive. Mirëpo, këto janë paraparë vetëm për t’u mundësuar që të dy gjinitë të shprehin fenë në mënyrë të çiltër dhe në përputhje me natyrën e tyre përkatëse njerëzore.(3)
Allahu xh.sh. na obligon me ibadete të gjithë njësoj pa dallim, por natyra e femrës dhe konstrukti i saj psikofizik dallon nga disa gjëra, prandaj në vazhdim dëshiroj të trajtoj si manifestohet agjërimi tek femrat në raste specifike dhe si duhet të veprojë femra në ato rrethana. Meqenëse jemi në prag të këtij ibadeti, të ndalemi pak t’i trajtojmë më detajisht disa çështje të lidhura ngushtë me këtë adhurim dhe si manifestohet kryerja e këtij obligimi tek femrat në përgjithësi.
Njoftim i shkurtër rreth ciklit menstrual tek femrat
Zoti e krijoi natyrën e femrës në atë mënyrë që, si shenjë për hyrjen e saj në moshën madhore, të jetë shfaqja e ciklit menstrual, që nuk ka moshë të caktuar prej 9 vjeç e më shumë pavarësisht nga krijimi i saj. Kjo dukuri shfaqet një herë brenda çdo muaji. Për ditët e ciklit Pejgamberi a.s. ka thënë: “Menstruacion konsiderohet prej 3 ditëve deri në 10 ditë, e më shumë ose më pak konsiderohet istihada (çrregullim). Duke marrë parasysh natyrën e femrës dhe veçantitë e krijesës së saj, Islami ka bërë për të disa lehtësi dhe përjashtime gjatë kryerjes së ritualeve fetare.
Këto janë:
Namazi, agjërimi, hyrja në xhami, bërja tavaf, prekja ose leximi i Kur’anit. Të gjitha këto veprime ndalohen gjatë periudhës së menstruacionit.
1. Femra me menstruacion (hajz) dhe istihada gjatë agjërimit
Femra, së cilës i shfaqet cikli menstrual gjatë ditëve të ramazanit, duhet ta ndërpresë (anulojë) menjëherë agjërimin, sepse Allahu ka ndaluar agjërimin në këtë gjendje dhe e ka mëshiruar femrën, ngase ajo dobësohet fizikisht e mund të ketë edhe dhimbje, kështu që nuk është në gjendje për adhurim; edhe në qoftë se agjëron, ai agjërim nuk vlen dhe pas Ramazanit duhet të kompensojë aq ditë sa nuk ka agjëruar. Nëse madje vetëm pak çaste para iftarit, asaj i prishet agjërimi. Kohëzgjatja e ciklit menstrual nuk është e njëjtë te të gjitha femrat, p.sh., nëse një femër ka menstruacionet gjithnjë 8 ditë po vetëm në ramazan i zgjat më shumë, 10-12 ditë, ajo duhet ta marrë për bazë 8-ditëshin, e ato që i shtohen janë istihada, që do t? thotë çrregullim. Nëse ndërpriten menstruacionet gjatë natës, qoftë edhe pak çaste para sabahut, atëherë femra e ka të detyruar agjërimin edhe nëse bën banjë pasi të ketë aguar dita.
Sot jetojmë në kohën kur mjekësia ka shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe ka mundësi për përdorimin e tabletave që parandalojnë menstruacionet.(4)
Mirëpo, a lejohet të përdoren apo jo? Për këtë, kemi mendime të dijetarëve, siç janë Ibni Tejmie e disa të tjerë, që thonë: “Nuk ka problem marrja e pilulave për të parandaluar ardhjen e menstruacionit në muajin e Ramazanit, me kusht që specialistët e mjekësisë të dalin me qëndrimin se përdorimi i tyre nuk dëmton shëndetin e femrës dhe nuk sjell efekte anësore tek ajo”.(5) Ndërsa dijetari Ibn Xhibrin thotë: “Me përdorimin e tyre, synohet thjesht agjërimi bashkë me të tjerët, duke shmangur vështirësitë e kryerjes së tij veçmas, atëherë unë gjykoj për mospërdorimin e këtyre pilulave. Sepse Allahu e ka caktuar këtë gjë për të gjitha bijat e Ademit, prandaj ajo duhet të kënaqet me atë që i ka ndodhur, dhe të bëjë durim ndaj caktimit të Allahut e ta dijë se çdo njeri


