Nga Kristjan Pashollari23 Sht 2022 2.1k
Të tjera

Rregullat e arta të ushqyerjes në masën profetike

Mbipesha në ditët e sotme është problem për shumë njerëz… Thelbi i kësaj është ushqyerja e pashëndetshme dhe zakoni i të ngrënit pa masë. Njerëzit që nuk bëjnë kujdes ndaj peshës së tyre e kërkojnë zgjidhjen te këshillat e dietologëve, kurat bimore, tabletat e dobësimit ose te këshillat e miqve. Ku është në fakt zgjidhja?
Në të vërtetë zgjidhjen e gjejmë te vetja jonë, duke u bërë “doktorë të vetes”… Vetëm nëse jetojmë në një regjim që zbaton këshillat në lidhje me mjekësinë mbrojtëse, mund t’i japim hakun shëndetit të trupit. Përveç sëmundjes, e cila është sprovë nga Allahu i Madhërishëm. Prandaj është e pëlqyer që njeriu të dijë disa gjëra nga mjekësia sa për t’u larguar nga gjërat e dëmshme për shëndetin. Ne mund të jetojmë të shëndetshëm përgjatë gjithë jetës duke u mbështetur në masat profetike në lidhje me këtë çështje. Disa prej specifikave me rëndësi jetike nga masat profetike, mund t’i radhisim kështu:

Mosngrënia pa pasur uri

Edhe në shkrimet e mëparshme, jemi shprehur se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:
“Biri i Ademit nuk ka mbushur enë më të keqe se stomakun e tij. Birit të Ademit, i mjaftojnë disa kafshata për të qëndruar në këmbë. Por, nëse do ta mbushë stomakun, të paktën ta ndajë atë në tri pjesë. Një të tretën për ushqimin, një të tretën për ujin dhe një të tretën për frymën…” (Tirmidhi, Zuhd, 47.)
Nëse bëjmë kujdes, i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, përdor një shprehje në formën: “Nëse do ta mbushë stomakun…” Edhe nëse e mbush stomakun, Ai (salallahu alejhi ve selem), thotë se stomaku duhet të ndahet në tri pjesë. Për fat të keq, siç nuk ia dalim mbanë për ta ndarë stomakun në tri pjesë në çdo vakt të ngrënies, kemi filluar të përballemi me sëmundje në moshë të re, ngaqë e tejmbushim stomakun dhe ushqehemi në mënyrë të çrregullt. Madje kjo gjendje, e rëndon të gjithë sistemin e tretjes duke e bërë njeriun të ketë nevojë për mjekim. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, në lidhje me këtë çështje ka thënë:
“Mos e vrisni zemrën tuaj duke ngrënë dhe duke pirë shumë, sepse zemra është si të mbjellat. Nëse të mbjellave u hidhet shumë ujë, ato dëmtohen.”
Të hash pa pasur uri, do të thotë se në trup hyn më shumë energji, edhe pse ai nuk ka nevojë për të. Kjo energji e tepërt, depozitohet si dhjamë dhe njeriu fillon të shëndoshet. Koha e mjaftueshme ndërmjet dy vakteve të ngrënies, ia mundëson trupit që së pari të përdorë lëndën energjetike të depozituar në muskuj e në mushkëritë e zeza si vakt ndërmjetës dhe pastaj dhjamërat e depozituar. Në sajë të kësaj, arrihet kontrolli i kileve të shëndetshme.
Njeriu ndjen dy lloj urie: Atë “fiziologjike” dhe atë “psikologjike”. Gjatë urisë fiziologjike, nga nevoja e trupit për ushqim, ndihen dhimbje të lehta stomaku. Ndërsa gjatë urisë psikologjike bëhet fjalë për kushtëzimin. Urisë psikologjike ndryshe i thonë edhe “Uri e rreme”. Gjatë urisë fiziologjike, dhimbjet ndihen 12-24 orë me ndërprerje. Ndërsa uria psikologjike ndihet në një kohë më të shkurtër se12 orë. Edhe pse caktohen dhe zbatohen oraret e ushqimit, pas 5-7 ditësh trupi i përshtatet kësaj dhe kur vjen ora, njeriu e ndjen veten të uritur. Kjo gjendje i ngjan gjendjes së atij njeriu që është mësuar të bëjë mëngjes dhe ta hajë drekën në punë. Ja kjo gjendje quhet “uri e rreme”. Për të larguar këtë uri, duhet të pihet ujë në mënyrë të ngadaltë.
Kur fillon muaji i Ramazanit dhe pasi kalojnë disa ditë, ushqimi i drekës harrohet dhe njeriun nuk e merr uria. Ky është një tjetër presion kushtëzimi e urisë psikologjike. Ndërsa uria fiziologjike është ajo uri që ndjehet me dhimbjet e urisë në orën 20:00 nëse ke bërë mëngjes në orën 8:00. Prandaj përveç rasteve të sëmundjes së diabetit, për të shëndetshmit rekomandohen dy vakte në ditë për t’iu përshtatur urisë fiziologjike.
Edhe Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, hante dy vakte në ditë. Madje edhe atë shumicën e rasteve s’e gjente. Në lidhje me këtë Hz. Abbasi, radijallahu anh, ka thënë:
“Kishte raste kur Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, flinte me net të tëra pa ngrënë asgjë. Madje, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, dhe pjesëtarët e tij të familjes nuk kishin asgjë në sofër për të ngrënë për darkë. Ndërsa buka që hanin ishte prej elbi.”
Nëse hamë pa na marrë uria, i japim trupit ushqim të ri pa i dhënë kohë të tretet ushqimit që kemi ngrënë më parë. Kur përzihet ushqimi që akoma nuk është tretur me ushqimin e ri, vështirësohet tretja e të dyve së bashku. Për më tepër i gjithë ushqimi merr erë, formohen pllaka në zorrë, ç’ekuilibrohet flora në zorrë, formohet kapsllëku, zhvillohen mangësitë e përthithjes, papastërtia e gjakut, strukturës dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Të mos e tejmbushësh stomakun

Kapaciteti i një