Nga Kristjan Pashollari10 Mar 2022 4.2k
Të tjera

Rregullat e reja për namazin e teravive në Xhamitë e Shenjta gjatë Ramazanit!

Gjatë Ramazanit 2022 namazi i Teravive do të kryhet mekapacitet të plotë
në Mesxhid al-Haram Meke dhe Xhaminë e Profetit në Medine.

Vetëm pak ditë pas njoftimit nga qeveria e Arabisë Saudite që i lejon të gjithë të falen, vizitojnë ose kryejnë umren në xhamitë e shenjta, duke siguruar gjithashtu që Haxhi 2022 të zhvillohet pa kufi këtë vit, muslimanët në mbarë botën janë të lumtur rë mësojnë se vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë do të mund të kryejnë teravitë në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe në Xhaminë e Profetit në Medine, Arabi Saudite.

social distancing signs remove masjid al haram
Gjatë heqjes së shenjave të mbajtjes së distancës në Qabe

Në vitin 2021, namazi i teravive u bë vetëm me pak njerëz, ata njerëz ishin menaxhmenti i Xhamisë së Madhe dhe qytetarët vendas sauditë, pasi vendi ishte në izolim dhe nuk i lejonte vizitorët ndërkombëtarë të hynin në xhamitë e shenjta.