Nga Kristjan Pashollari29 Tet 2021 3.7k
Të tjera

Rreth përhapjes së Islamit në trojet shqiptare gjatë shekujve XIX dhe XX

Sami Frashëri, që në fillim shpjegon përmbajtjen e shkruar: "Dije, Allahu të shëroftë se në këtë traktat hulumtohet mënyra e përhapjes së Islamit nëpër krahina, gjendja e popujve islamë, vendeve në të cilat popujt e tyre herët a vonë e pranuan Islamin, e dobia e tij është e qartë kurse domosdoshmëria për nivelin e besimtarit është e dukshme."

Ndikimi i Perandorisë Osmane solli përhapjen masive të Islamit mes shqiptarëve deri në vijat institucionale ku dihet se te popullata ishte përhapur masivisht. Dr. Truhelka thotë: "Është mendim i gabuar se Islami është përhapur me dhunë. Ekzistojnë argumente të shumta, të cilat e demantojnë këtë. Unë po përmend vetëm një e ai është se: shek. XIX nuk do ta gjente asnjë kishë apo manastir në Ballkan sikur Islami të përhapej me dhunë shtetërore."(1)
Giuseppe Valentini në vitet e Luftës së Dytë Botërore, trajtimin e historisë fetare të shqiptarëve e gjeti krejt të pamjaftueshme. Sipas këtij albanologu të njohur, kishte shumë për të bërë në këtë fushë, duke filluar qysh nga grumbullimi i burimeve dokumentare, që i përkasin mesjetës dhe periudhës osmane, kryesisht në arkivat osmane dhe italiane, por edhe dokumente që gjendeshin në xhamitë dhe kishat e Shqipërisë. Principet metodologjike në studimin e përhapjes së Islamit gjatë sundimit osman janë aq të rëndësishme, sa po t'u hedhësh një sy studimeve mbi këtë fenomen, të kryera nga historianë të vendeve të ndryshme të Ballkanit, por që ndanin të njëjtin sistem politik gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, do të vërejmë se met-odologjia marksiste që sundonte në studimet e tyre, e eliminoi tërësisht problemin e dallimeve nacionale. E thënë më shkoqur, mes Selami Pulahës (Shqipëri), Nedim Filipoviq-it (Bosnjë) dhe Antonina Zhelyazkov-ës (Bullgari) nuk ka dallime thelbësore metodologjike, sepse, ndonëse i përkisnin nacionaliteteve të ndryshme, ata operuan me principet e metodologjisë marksiste.(2)
Thomas W. Arnoldi thotë se feja e përbashkët nuk ka mundur të ndikojë në çështjen e gjakmarrjes ndërmjet fiseve arbanase. Madje deri në shek. XIX- shumë fshatra e fise për shkaqe të vogla kanë ndërruar fenë. Disa fise të krishtera e kanë përqafuar Islamin, sepse prifti, që atje punonte në shërbim shpirtëror, ka insistuar që në kohë të papërshtatshme, shumë herët të vijnë në lutje të përbashkët. Në kohët më të vonshme llogaritet se në Shqipëri ka një milion myslimanë, e të krishterë gjysmë, vetëm se ky numër nuk është aq i sigurt.
E tërë Mirdita me fise është katolike. Këta kanë kërkuar nga sulltani kushtin që asnjë mysliman të mos guxojë të banojë në territorin e tyre, por ithtarë të këtyre dy religjioneve ka pothuajse në të gjitha fiset e tjera. Mund të thuhet se gati tërë Shqipëria e mesme është myslimane. Myslimanët në Shqipërinë e veriut paraqesin 60% të popullsisë të atjeshme. Sa i përket popullsisë së krishterë, me përqindje janë më shumë në Shqipërinë jugore, e sidomos në viset kufitare me Greqinë.(3)
Ndërsa nuk mund të lëmë pa përmendur rolin e shqiptarëve myslimanë të cilët dhanë kontribut në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe punën që bënë për formimin e shtetit. Të gjitha xhamitë, med resetë dhe teqetë u kthyen në vatra të veprimtarëve e të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.(4)
Më 1868 zuri të zgjerohej sistemi i vilajeteve, është afër mendsh, me rishikime dhe rregullime të shpeshta në vise të tjera të Perandorisë Osmane. Në fillim Kosova ishte e ndarë në dy vilajete, ndërkaq, me 1868, u formua vilajeti i ri i Prizrenit, i përbërë nga katër sanxhaqe: të vetë Prizrenit (një rajon i gjerë administrativ që përfshinte tërë Kosovën, pastaj Tetovën, viset e Gucisë që tani gjenden në anën malazeze matanë kufirit shqiptaro-malazez), Dibrës, Shkupit dhe të Nishit. Që atëherë kishte një numër të madh shqiptarësh edhe në popullsinë e dy sanxhaqeve të fundit, kështu që shqiptarët myslimanë ishin faktori më i fuqishëm i këtij vilajeti; mirëpo, në të ishte edhe një popullatë sllave-ortodokse.
Administratorët osmanë zakonisht parapëlqenin të formonin njësi të përziera të këtij lloji duke synuar zvogëlimin e rreziqeve të formimit të shteteve kombëtare. Në periudhën 1866-69, osmanët shqyrtuan në mënyrë serioze mundësinë e formimit të një vilajeti unik "shqiptar", ku do të përfshihej tërë Shqipëria me Kosovën, pjesa më e madhe e Maqedonisë dhe një pjesë e Bullgarisë; qëllimi i kësaj ideje do të ishte pengimi i nacionalizmave sllave, kurse fakti se ky rajon do të mund të bashkonte pjesën më të madhe të popullatës shqiptare, nuk e shqetësonte pushtetin osman në atë periudhë.(5)
Në periudhën e vet të fundit, Perandoria Osmane nuk kishte mbetur as hija e një shteti që rrezatonte kulturë, qytetërim e vlera të mëdha për njerëzimin. Ajo ishte përfshirë nga korrupsioni, nga injoranca dhe nga miopia politike. Turqia e fundshekullit XIX dhe e dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX, faktikisht, ishte bërë protektorat i disa shteteve perëndimore, veçmas Rusisë, e cila kishte marrë të drejtat e p