Nga Kristjan Pashollari9 Shk 2022 1.9k
Të tjera

Rreth qendrave nervore në lëkurë dhe përshkrimit të tyre Kuranor

"S’ka zot tjetër përveç All-llahut, Muhammedi është i Dërguari i Tij"

Me këto fjalë prof. Taxhasuni deklaron pranimin e fesë islame. Kjo ndodhi në simpoziumin e tetë të mjekësisë në Riad, në Arabinë Saudite.

Ky është prof. Taxhatan Taxhasuni, përgjegjës i anatomisë dhe i embrionologjisë në universitetin Shajng Maj në Tajlandë dhe njëherazi edhe dekan i fakultetit të mjekësisë në këtë universitet.

Kontaktin e parë me të e patëm kur i treguam disa vargje Kur`anore dhe thënie të Muhammedit a.s të cilat kanë të bëjnë me sferën e specializimit të tij në shkencën e anatomisë. Pasi ia treguam ato, ai tha ‘’edhe ne kemi në librat tonë të shenjta budiste citate që përshkruajnë në mënyrë të përpiktë etapat e embriologjisë”.

Ne i thamë se dëshironim ti njihnim ato përshkrime dhe të dinim se çfarë është shkruar në ato libra rreth embrionit.
Profesori na premtoi se pas një viti do të na i sjellë ato. Kur erdhi pas një viti për të testuar studentët e mjekësisë, në universitetin e mbretit Abdul Aziz, ia kërkuam citatet që na kish premtuar, por profesori kërkoi falje duke thënë se ‘’ unë ju premtova duke mos e verifikuar këtë gjë, por pas kërkimeve dhe hulumtimeve që bëra, pashë se në librat budiste nuk kishte citate që flisnin për etapat embriologjike’’

Pas kësaj ne i ofruam profesorit ligjëratën e shkruar nga dr. Kith Muri, me titull “përputhshmëria mes embriologjisë dhe asaj që është thënë në Kur’an dhe Sunet”

Kur e pyetëm se a e njihni prof. Kith Murin, na u përgjigj se prof. Muri është ndër dijetarët më të mëdhenj botëror në këtë fushë. Pasi e lexoi ligjëratën e tij u befasua.

Ne i bëmë prof. Taxhasonit disa pyetje në fushën e anatomisë, ca prej të cilave kishin të bëjnë me djegiet e lëkurës. Ai tha “Nëse djegia e lëkurës është e thellë, shkakton humbjen e çdo lloj ndjeshmërie”

Se me siguri ju intereson të dini se në librin e shenjtë, në Kur’anin Famëlartë para më shumë se 1400 vjetësh, është aluduar mbi këtë kur thuhet se, pabestimtarët në Ditën e Ringjalljes, do të dënohen me dënim në ferr dhe sa herë qe tu digjen lëkurat, All-llahu do tua ripërtërijë atyre lëkuren që ta ndjejnë ndëshkimin. Këtu pra, aludohet në faktin se QENDRA E NDJESHMËRISË SË DJEGIEVE NDODHET NË LËKURË.

Teksti Kur’anor në lidhje më këtë thotë: “Vërtet ata që mohuan argumentet Tona, do ti hedhim në zjarr. Sa herë që atyre tu digjen lëkurat, Ne ua nderojmë më lëkura të tjera që ta shijojnë dënimin. All-llahu është i Plotfuqishëm dhe i Mençur.” (Nisa,56)

‘’A pajtoheni që kjo që është thënë para 1400 vjetësh në Kur’anin e Shenjtë ka të bëjë me indet natyrore që gjenden në lëkurë dhe me ndjeshmërinë e saj?’’

Prof. Taxhason tha: ‘’Po! Pajtohem se kjo ka të bëjë me qendrën e ndjeshmërisë së djegieve, sepse në vargun Kur’anor thuhet se kur dikush bën mëkat do te dënohet në botën tjetër dhe, pasi ti digjet lëkura, Allahu do ti krijojë atij një lëkurë të re, qe të ndjej përsëri dhimbje, dhe kjo gjë do të përsëritet vazhdimisht. Kjo do të thotë që para 1400 vjetësh në Kur’anin e Shenjtë aludohet që qendra e ndjeshmërisë gjendet në lëkure’’

Është e vërtetë se lëkura është qendra e ndjeshmërisë së djegieve. Nëse ajo digjet plotësisht, ndjeshmëria humbet. Prandaj All-llahu i Madhëruar në Ditën e Gjykimit do ti dënojë pabesimtarët me ripërtëritjen e lëkurës, sa herë që të digjet ajo.

All-llahu i Madhëruar, në Kur’anin Famëlartë, thotë: " Vërtet ata që mohuan argumentet Tona, do ti hedhim në zjarr. Sa herë që atyre tu digjen lëkurat, Ne ua ndërrojmë më lëkura të tjera që ta shijojnë dënimin. All-llahu është i Plotfuqishëm dhe i Mençur." (Nisa,56)

Kështu prof. Taxhasonit i përmendëm disa ajete Kur’anore dhe hadithe të Pejgamberit, Muhammedit a.s., dhe e pyetëm:
“A është e mundur që Muhammedi a.s. këto njohuri ti ketë marrë nga ndonjë burim njerëzor?”
Profesori u përgjigj se s’është e mundur një gjë e tillë.

E pyetëm: ‘’ Atëherë nga e mori këtë dije?
Ai vazhdoi dhe tha: “Ju pyes unë juve se nga i mori Muhammedi këto njohuri?”
Ne i thamë: ‘’ Nga All-llahu i Madhëruar. Ai tha ‘’ Kush është All-llahu? Ne i thamë ‘’All-llahu është krijuesi i gjithësisë. Urtësia tregon të urtin, dija në këtë univers tregon se është vepër e Gjithënjohësit. Mëshira dë