Nga Kristjan Pashollari14 Dhj 2021 1.8k
Të tjera

Rrethimi i Qabes: ç’ndodhi në fundvitin ’79 në Mekë

Ishte mëngjesi i datës 20 Nëntor 1979, kur Qabja (Mesxhid Al-Haram) në Mekë, vendi më i shenjtë i botës islame, u sulmua dhe u mor peng nga disidentët ekstremistë në një nga ngjarjet me spektakolare, më kontroverse dhe pa dyshim më të censuruara të historisë moderne islame.

Grupi disident, i udhëhequr nga Juhaiman al-Otajbi, deklaroi se Mehdiu kishte ardhur në formën e njërit prej liderëve të tyre, Mohammed Abdullah al-Qahtani, dhe u bëri thirrje muslimanëve që t’i bindeshin atij.

Marrja peng e Qabes tronditi botën islame edhe për faktin se me qindra pelegrinë që ndodhedhin aty për haxh u morën peng. Me qindra militantë, forca të sigurisë dhe pengje u vranë gjatë asaj beteje të ashpër për të kontrolluar vendin e shenjtë.

Zhvillimi i ngjarjeve

Në mëngjesin e datës 20 nëntor 1979, imami i Xhamisë së Madhe (Qabes) Mohammed al-Subail, po bëhej gati’u printe në namaz pesëdhjetë mijë pelegrinëve që ishin mbledhur për t’u falur.

Ishte ora 5 e mëngjesit kur ai u ndërpre nga kryengritësit, të cilët kishin qenë të armatosur poshtë rrobave të tyre. Ata i mbyllën dyert me zinxhirë dhe vranë dy policë të cilët ishtin të pajisur vetëm me shkopinj gome. Një pjesë e armatimeve ishte futur në xhami me anë të arkivoleve që të mos binin në sy.

Në foto: anëtarë të grupit të Juhaimanit pas kapjes

Mendohet se numri i rebelëve ka qenë rreth 500, duke i shtuar kësaj edhe katër deri në pesë qind të tjerë; gra dhe fëmijë që i ishin bashkuar lëvizjes së al-Otajbit.

Deri në orët e mbrëmjes pothuajse e gjithë zona përreth Qabes ishte evakuuar pasi rebelët shtinin me armë nga minaret e xhamisë. Turki bin Faisal Al-Saud (në atë kohë kreu i shërbimit serkret saudit) u caktua që të zinte pozicionet disa qindra metra larg Qabes.

Megjithatë, hapi i parë ishte që të merrej miratimi i ulemave, të cilët në atë kohë kryesoheshin nga Abdul Aziz bin Baz. Islami ndalon çdo lloj forme dhunë në Qabe, prandaj plani nuk mund të vihej në zbatim pa një verdikt fetar (fetva).

Bin Bazi e gjeti vetën në një situatë të sikletshme pasi al-Otajbi kishte qenë ish-nxënës i tij në Medinë përpara se t’i dilte kundër. Pavarësisht kësaj, dijetarët lëshuan një fetva që lejonte të përdorej forca vdekjeprurëse për ta rimarrë Qaben.

Me dhëniet e verdiktit fetar, forcat saudite nisën një sulm ballor në tre nga portat kryesore. Por sulmi u zbraps nga rebelët.

Të gjendur në këtë situatë të vështirë, sauditët thirrën në ndihmë një njësi elitare pakistaneze të quajtur “Rahbar”, e cila ishte nën komandën e Pervez Musharaf.

Në mes të ditës, trupat saudite u hodhen nga helikopteri në qendër të xhamisë, por u neutralizuan nga kryengritësit, të cilët kishin pozicione më të favorshme. Pas kësaj përpjekjeje të dështuar, komandot pakistaneze zgjodhën një taktikë që i zuri krej të papërgatitur rebelët. Ata hodhën ujë nëpër të gjithë dyshemenë e xhamisë, përshirë minaret.

Kjo i hutoi rebelët, të cilët nuk ditën si të reagonin dhe as nuk e kishin idenë se çfarë do të ndodhte më pas. Pasi e gjithë dyshemeja e Qabes u mbush me ujë, forcat komando pakistaneze i futën energji elektrike ujit. Kjo i detyroi kryengritësit që t’i braktisnin pozicionet e tyre që të shpëtonin nga korenti.

Në ato momente, komandot pakistaneze u hodhën nga helikopteri në zona të ndryshme të xhamisë ku arritën me lehtësi të neutralizonin e të kapnin shumë prej kryengritësve.

Më datë 27 nëntor, pjesa më e madhe e xhamisë ishte rimarrë nga Garda Kombëtare Saudite dhe ushtria, pavarësisht humbjeve të mëdha gjatë sulmit.

Megjithatë, në katakombet poshtë xhamisë, disa militantë vazhdonin të bënin rezistencë. Gazi lotësjellës u përdor për t’i detyruar të dilnin. Disa nga krerët e tyre arritën të iknin. Ditë më pas pati të shtëna sporadike në pjesë të tjera të qytetit në përpjëkje për t’i kapur.

Beteja për marrjen e Qabes zgjati rreth