“Sahabe” quhet çdokush i cili ka parë Rasulallahun a.s. me sy të lirë, që ka jetuar pak kohë me të dhe që i ka besuar atij si profet.
Sahabët janë njerëzit më të mëdhenj të njerëzimit pas profetëve, sepse ata janë edukuar drejtpërsëdrejti nga i dërguari i Zotit a.s. Por që edhe sahabët nuk janë në të njëjtën gradë. Patjetër që edhe ata kanë grada devotshmërie të ndryshme nga njëri-tjetri. Ata të cilët besuan në momentet më të vështira në periudhën e Mekës, ata të cilët besuan pas emigrimit në Medine dhe ata të cilët besuan pas çlirimit të Mekës me shumë mundësi janë në grada të ndryshme. Kjo çështje edhe në Kuran dhe Sunet është trajtuar si e tillë. Në ajetet përkatëse thuhet qartë ndryshimi i Muhaxhirëve dhe Ensarëve të parë,[1] ashtu siç theksohet edhe ndryshimi i atyre që besuan dhe u përpoqën për fenë e Allahut para çlirimit të Mekës me ata të cilët besuan dhe u përpoqën pas çlirimit të saj.[2] Njëkohësisht këtë ndryshim e hasim edhe te hadithet e Resulallahut a.s. Ibn Hazmi, duke theksuar edhe mendimin e shumë prej muxhtehidëve të tjerë thotë: “Të gjithë Sahabët janë ehli Xhenet.”[3]
Sahabët në Kuran
Në shumë ajete të ndryshme në Kuranin Famëlartë përmenden Sahabët e nderuar.
“Muhammedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej Allahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (Allahu i shumoi). Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. Allahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.”[4]
“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.”[5]
Duke marrë parasysh se ka shumë ajete në të cilët përmenden Sahabët, po mjaftohemi me kaq.[6]
Sahabët në Hadithe
“Mos thoni fjalë të pahijshme për shokët e mi (Sahabët), edhe sikur njëri prej jush të ketë flori sa mali i Uhudit dhe ta shpenzoi atë në rrugë të Allahut, përsëri nuk mund të krahasohet as me një grusht shpenzim të tyre.”[7]
“Njerëzit më të hajrit janë ata që jetojnë në këtë shekull që jam unë. Pastaj ata që vijnë pas tyre (Tabiin), pastaj ata që vijnë pas tyre (Tebei Tabiin).”[8]
“Kush flet keq për shokët e mi, Allahu i mallkoftë. I mallkofshin engjëjt,


