Anëtari i kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, njëherit edhe Imam i Xhamisë Mekka në Schaffhausen, Nimetullah ef. Veseli, me ftesë të Organizatës per dialog ndërfetar, mori pjesë në lutjet e paqes, me moton “Së bashku për paqe!”
Kjo ngjarje u shënua nen kujdesin e Kishes Qendrore të Schaffhausenit, ku pjesëmarrës ishin gati të gjitha komunitete fetare. Një mozaik i bukur!Imami lexoi pjesë nga Kur’ani famëlartë, respektivisht nga kaptina Huxhurat, ajetet 9, 10 dhe 13.
Ndërsa përcolli edhe këtë mesazh:"Lutja për paqe është kuptim i vetë lutjes.
Do të kemi shumë probleme në jetë, por nuk guxojmë të kemi më shumë se një rrugë për zgjidhjen e tyre, e që është vetëm rruga e dialogut, mirekuptimit dhe tolerancës! Jemi të ndryshëm për nga pamjet, gjuha, feja, kultura, por buzëqeshjen, jetën, lirinë, dashurinë, paqen i kemi të përbashkëta!
Nëse do të ketë njerëz që do të zgjedhin dhunën e luftën, ne do të zgjedhim gjithmonë rrugën e paqes!"
14.03.2022, Schaffhausen



