Nga Kristjan Pashollari20 Dhj 2021 4.9k
Të tjera

Shfrytëzo pesë gjëra përpara se të zëvendësohen me pesë të tjera

Me këtë porosi Profeti a.s. na bën të ditur se njerëzit derisa e kanë një gjë nuk ia dinë vlerën, prandaj na tërheq vëmendjen që të mirat e kësaj bote t’i shfrytëzojmë sepse ato nuk janë të përhershme.

Transmetohet nga Ibni Abbasi se Profeti a.s. i ka thënë një njeriu:

Shfrytëzoi pesë gjëra para pesë të tjerave:
– Rininë tënde para se të arrijë pleqëria.
– Shëndetin para se të arrijë sëmundja.
– Pasurinë para se të vijë varfëria.
– Kohën e lirë para se të zihesh me punë.
– Jetën tënde para se të vijë vdekja.