1. Kryefaqja
  2. Të tjera
17 Maj 2022 1.6k
Të tjera

Shkenca vërteton hadithin “shikimi me epsh është një shigjetë helmuese…”

Njeriu duke shikuar gruan ndjenë nevojën për të, dhe në këtë rast ndizet hormoni seksual i cili shkakton disa ndryshime në trupin e njeriut siç janë: ndryshimi i ritmit të zemrës, rritja e potencës, rritja e tensionit, ngushtimi i arterieve të vogla dhe të mesme, më pas ky ndryshim arrinë deri te prostata, mbyll kanalet urinare dhe kështu fillon krijimi i spermatozoideve të cilët janë shkaktarë për ruajtjen e qenies njerëzore

Vallë, nëse njeriu tërë ditën shikon atë që Allahu e ka ndaluar, çfarë do të kishte ndodhur?

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Vërtet, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata. (Nur, 30)

Dijetarët duke e komentuar këtë ajet thonë: “Më i pastërti”, do të thotë më i miri. Nëse do ta komentonim si “më i pastërti”, kjo nënkupton pastërtinë nga mëkatet dhe mbrojtjen nga sëmundjet.

Transmeton Ebu Hurejre r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Shikimi është një nga shigjetat helmuese të shejtanit, kush largohet nga kjo për hir të Allahut do të shpërblehet me imanin, ëmbëlsinë e të cilit do ta ndjej në zemër”.

Kur shigjeta godet trupin, ajo shkakton një plagë në trupin e njeriut, mirëpo nëse shigjeta është helmuese, atëherë helmi shpërndahet nëpër gjithë trupin. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. para 14 shekujsh na ka treguar pasojat e shikimit i cili zgjat më shumë se ç’është e nevojshme dhe i cili shkakton ndryshime të caktuara në trup.

Tajitja e hormonit seksual që ndikon në çdo organ dhe në çdo qelizë, e përgatit trupin e njeriut për marrëdhëniet intime me çka ruhet qenia njerëzore, ndërsa e gjithë kjo duhet të ndodh në një kohë të caktuar, mirëpo nëse vazhdon tajitja e këtij hormoni pa mos e nxjerr këtë barë, atëherë kjo mund të shkaktoj pasoja të rrezikshme për vetë trupin e njeriut.

Puna shkencore e cila ka nisur para 20 vjetëve, sot ka ardhur deri tek këto rezultate:

Këto hormone qarkullojnë në enët e gjakut të atij njeriu i cili tërë ditën shikon gjëra të ndaluara, p.sh. puna e përbashkët mes burrit dhe gruas, lakuriqësia, vetmia mes një mashkulli dhe një femre të huaj, revistat e ndryshme, filmat etj. I Dërguari i Allahut s.a.v.s i cili nuk flet nga hamendja, e ka ndaluar daljen jashtë të gruas që parfumoset, ka ndaluar vetmimin mes një mashkulli dhe një femre që nuk janë farefis, ka ndaluar shikimin e gjërave të ndaluara etj., kësisoji që në këtë mënyrë ta mbrojë njeriun nga sëmundjet e shumta të cilat nuk mund të numërohen…

Nëse njeriun e kafshon një gjarpër helmues ekziston mundësia që ai për pasojë të vdes. Shkaku i kësaj është përhapja e helmit nëpërmjet enëve të gjakut me një shpejtësi marramendëse sa që bie presioni dhe njeriu vdes. Sot nga helmi i gjarprit bëhen ilaçe për zgjerimin e venave, mirëpo nëse venat dhe arteriet zgjerohen më shumë se normalja kjo – në të shumtën e rasteve shkakton vdekjen.

Ky hormon quhet “helmues” edhe pse helmimi në një farë doze është ilaç, nëse ai kalon kufijtë, atëherë bëhet sëmundje.

Çfarë ndodh pasi që kjo shigjetë helmuese godet njeriun?

Gjëja e parë që ndodh është një erë e pakëndshme nën sqetulla dhe në këmbë. Pra, shikimi i vazhdueshëm në gjëra të ndaluara zgjon hormonin, doza e të cilët gjithmonë rritet dhe kështu bëhet helmuese. Pra, paraqitja e parë është era e pakëndshme nën sqetulla dhe nën këmbë, pastaj hapen gjëndrat e djersëve në nyje dhe në pjesën e poshtme të këmbës si dhe në mollaqe dhe kjo shkakton hemorroidet. Gjithashtu, hapen gjëndrat e yndyrave në fytyrë të cilat shkaktojnë puçrrat. Qarkullimi i këtij hormoni në doza të tepërta bëhet helmues dhe shkakton dhimbje të mëdha në kokë.

Një gjë e tmerrshme është edhe dhimbja në nyje, sidomos dhimbjet në gjunjë dhe bërryla, kjo ngase ky hormon zvogëlon sasinë e kërcit që gjendet mes kockave, andaj dhe fillojnë dhimbjet e mëdha në nyje. Në vendet perëndimore rinia përballet me këto sëmundje për shkak të qarkullimit të toksinave të këtij helmi në trup.

Në Britaninë e Madhe dy zyrtarë të moshës tridhjetë vjeçare ishin sëmurë nga sëmundjet në nyje dhe pas hulumtimeve precize nuk pati rezultate të kënaqshme lidhur me shkakun e kësaj

Kryefaqja

Ndaje

Lajmet e fundit

Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

1 min

Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

1 min

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Në trend

Shiko të gjitha
Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

5 Maj 2024 1 min lexim
Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

4 Maj 2024 1 min lexim
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

2 Nën 2023 5k
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera

Media islame e pavarur — lajme, kulturë dhe vlera.

Qëndro i informuar

Merr njoftime për çdo lajm të ri direkt në email.

Eksploro

Rreth neshKontaktPrivatësia

Kontakt

info@botaislame.al

Tiranë, Shqipëri

Na ndiq

© 2026 NextLeap.al · Designed & Developed. All rights reserved.

Media e pavarur
Bota Islame
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Histori Islame
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Religjion
  • Shendeti
  • Teknologji
  • Te tjera
Dhuro
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera
  • Aktualitet›
  • Ekonomi›
  • Histori Islame›
  • Kuriozitete›
  • Lifestyle›
  • Opinion›
  • Religjion›
  • Shendeti›
  • Teknologji›
  • Te tjera›
Dhuro